SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte dje i pranishëm në qytetet shqiptare në Serbi ku u prit shumë mirë nga dhjetëra qytetarë.

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, z.Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetëra shqiptarë.

Për këtë ngjarje shkruan edhe mediat serbe, të cilat i bënë një raportim të thjeshtë lajmit. Me prezencën e tij në Medvegjë, Meta i dërgoi edhe një mesazh Beogradit.

“Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për Pavarësinë e Kosovës, në kohën e duhur, në interes të gjithë rajonit,” u shpreh ai.

Në mbrëmje, kreu i shtetit shqiptar, u ulur në një tryezë me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve dhe disa rapsodë, duke iu bashkuar atyre nën tingujt e bukur të çiftelisë.

Në tavolinë, Meta na ka njohur edhe me një” talent” të tij, atë në muzikë.  Presidenti nuk ka ngurruar aspak të provojë t’i bjerë çiftelisë e të këndojë.

Video është postuar nga gazetari Idro Seferi i cili shkruan: Leksion me çifteli rapsodi nga Skrapari, Ilir Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here