SHPËRNDAJE

Një studiues, midis dy obsioneve , interest nacional dhe të vërtetës, dy obsione që bien ndesh me njëra tjetrën, kë duhet të zgjedh?

Kjo është pyetja që Mustafa Nano, Ia bëri profesor Xhevat Lloshit kohë më parë, një pyetje që I është orvatur dhe shpesh në mëndje, teksa është marrë vitet e fundit me hulumtimin e historisë. Në Ballkan studiuesit kanë treguar se e kanë të vështirë të ndahen nga nacionalizmi.

“Nëse një studiuesi të historisë i bie në dorë një dokument që është dhe unik, i vetmi i këtij lloji, dhe që provon se shqiptarët kanë ardhur vonë në Ballkan rreth shekullit të 10-të apo të 11-të, çfarë duhet të bëjë një studiues shqiptar me këtë dokument, ta publikojë, apo në emër të interesit kombëtar ta fshehë apo edhe më keq ta gris?

Kjo është pyetja që Mustafa Nano ngriti në një diskutim me librin e tij më të fundit organizuar tek instalacioni Reja. Nën drejtimin e Alda Bardhylit, në debat u përfshinë historianë dhe publicistë.

“Mua më duhet të them se jam pak kritik në lidhje me historiografitë nacionale në Ballkan, kjo ka të bëjë me faktin, se, ka përpjekje për të nxjerrë në evidencë një madhështi të kombit dhe kam përshtypjen se është një madhështi e supozuar.

Dhe për të nxjerrë në pah këtë madhështi ose adoptojnë atë tezën e hershmërisë së shqiptarëve, dhe po specifikohem tek shqiptarët, dhe pse nuk është 100% e provuar I është shitur shpesh publikut si një gjë e stër provuar”, tha Nano.

Sipas tij, “shpesh herë një numër i caktuar historianësh dhe studiuesish ndalen tek një një ngjarje e caktuar, të cilës i bëjnë një përshkrim në mënyrën e tyre, dhe po shpesh herë ata mundohen të stisin gjëra dhe çuditem se si mund ti thonë, për shembull: Viset ilirike janë vise shqiptare dhe bëhet një kalim automatiknga viset ilire në ato shqiptare dhe që për mua aq automatik nuk mund të bëhet”.

“Unë jam i sigurtë që ata që e njohin historinë e Shqipërisë e dinë se këto nuk janë rrezultate të gjetura nga dokumenta.

Por studiuesi në fjalë u ndal dhe tha se Shqipëria është shkelur nga Shen Pali, dhe që është mbështetur nga shumë autorë, por që sipas meje është një tezë që nuk dokumentohet.

Një tjetër tezë është që Shekspiri ka shkelur me mendjen e tij në Iliri, në fakt Shekspiri ka shkruar një dramë ku përmend brigjet e Ilirisë por vetëm kaq, dhe këtë fakt studiuesit e paraqesin si diçka të madhe për kombin shqiptar.

Dhe kjo lloj qasje ndonjëherë me duket edhe fëminore sidomos kur bëhet fjala për një studiues, i cili ka lexuar dhe studiuar me mijëra faqe e libra dhe të arrijë kaq kollaj në përfundime të tilla më duket e pa logjikshme. Por kjo nuk është vetëm sëmundje e jona, kjo është edhe e vendeve të tjera e sidomos të Ballkanit.

Kam përshtypjen se serbëve ju takon më shumë kjo sëmundje, sepse ata, e kanë manipuluar historinë e tyre për një kohë të gjatë, dhe kanë sajuar ngjarje dhe dokumenta, I kanë interpretuar ngjarjet historike në një mënyrë shumë të lezetëshme, dhe shpesh herë edhe komike”, tha Nano.

Profesori dhe studiuesi Xhevat Lloshi u shpreh se duhet të heqim dorë nga pozicioni i “strucit” dhe të mësohemi të balafaqohemi me opinionet e të tjerëve. “Mustafa Nano me librin e tij të fundit e ka marrë përsipër ta bëjë një gjë të tillë.

Dhe sot ata të huaj që vinë duhet të mësohemi ti shohim ashtu si janë. Dhe ky libër është një libër nga i cili mëson shumë, dhe ai që ka dëshirë të mësojë diçka, në të do të gjejë një publicistikë me shumë vlera”, tha Lloshi.

Historiania Nevila Nika duke u ndalur në rëndësinë e një dokumenti u shpreh se “Unë vij nga bota e dokumenteve dhe dua të ndaj me ju diçka që kam lexuar disa vite përpara në lidhje me një dokument, ditari i një prifti dhe që ishte I pa botuar, një ditar dhe një libër historie i jashtëzakonshëm, por që ka përshtypje për fqinjët tanë por edhe për ne sigurisht dhe në ditar ka një shënim të tillë.

Prifti i Manastirit të Shën Vladimirit gjatë vizitës së një arkiologu rus, I ka dhuruar testamentin e Gjergj Kastriotit. Nuk e di se sa është e vërtetë”.  / KultPlus.com 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here