SHPËRNDAJE

Nje tjeter shkrim provokues nga mediat ruse te cilat japin alarmin, teksa shkruajnë për një luftë të re qe sipas tyre do te nise në rajon dhe do perfshihet edhe Shqiperia. Portali Sputnik, paralajmeron se Kosova do te hyje ne lufte me Malin e Zi, për shkak të çështjes së demarkacionit. Lufte ne te cilen do te perfshihen, sipas portalit rus, edhe shqiptarët.

Duke iu referuar deklarates se kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, Sputnik shkruan se ai ka thënë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk do të kalojë në Parlament, ndërsa opozita zyrtare “Vetëvendosje” dhe Albin Kurti shkoi edhe më tej, duke kërcënuar per luftë Malin e Zi për shkak të mosmarrëveshjes per kufirin.

“Marrëveshja do të jete në parlament. Kjo hap rrugën për negociata të reja me Malin e Zi ose kalimin ne arbitrazhin ndërkombëtar”, tha Haradinaj për “Klan Kosova”. Zyrtari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha: “Unë personalisht jam kundër luftës me Malin e Zi, por luftërat fillojnë atje ku ka një problem kufijsh” tha Kurti, njoftoi media në Prishtinë.

Sputnik, citon ekspertin ushtarak Vojin Grubaç nga Podgorica, i cili thotë se Kosova do ketë mbështetjen e Shqipërisë në këtë konikt te ri. Sipas tij, NATO do të mbyllë sytë gjatë këtij konikti dhe nuk do të ndërhyjë. Madje ai shkon edhe me tej ne aludime, teksa thote se në fund të kësaj përplasje, Mali i Zi do të humbasë shumë territore, të cilat do t’iu kalojnë shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here