Kryeminsitri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh urimi në rrjetin social facebook me rastin e festës kombëtare të pavarësisë.Kryeministri nuk është zgjatur në status, por ka publikuar një foto mjaft domethënëse e cila mbart një mesazh të fuqishëm. Fotoja ka marrë pëlqime dhe reagime të shumta nga Shqiptarët anembanë botës.
Statusi i Kryeministrit:
“Të gjithë shqiptarëve kudo janë, nga Vlora u uroj GËZUAR 105 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË”, shkruan Rama.
Krahas mesazhit, ai poston edhe një foto ku ndodhen së bashku flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës ndërthurur me flamurin e Bashkimit Europian.