SHPËRNDAJE

Sot në një atmosferë madhështore është themeluar Dega e Plavës dhe e Sanxhakut e Shoqatës “Çamëria” Kosovë.

Kryetari i kësaj Shoqate Nexhmi Muçiqi është ndier i emocionuar me pritjen që i është bërë atje.

Muçiqi ka thënë se organizatorët e Këshillit Nismëtar të Shoqatës të kësaj ane kanë bërë një punë mjaftë të mirë, duke i krijuar të gjitha parakushtet për t’u mbajtur një ceremoni madhështore me rastin e themelimit të këtyre dy degëve të Shoqatës “Çamëria” Kosovë.

E veçantë e kësaj ngjarje ka qenë defilimi me flamuj e me veshje kombëtare i çupave dhe çunave të kësaj ane, para se të fillonte tubimi i themelimit të Degëve. Ky defilim i ka dhënë një shije të ëmbël e me plot frymëzim ambienteve të këtij qyteti të banuar me shqiptarë. /DritarjaOnline/

15135781_1314694951929377_6662581868246453693_n

15232225_1314694658596073_983532107499464285_n

15241904_1314694641929408_4494892287341666427_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here