SHPËRNDAJE

Mediet serbe vazhdojnë spekulimet për përfshirje më të gjerë ndërkombëtare në dialogun e Kosovës me Serbinë që po mbahet me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Kështu, është pothuajse e sigurt se Condolezza Rice do të emërohet emisare speciale e SHBA-së për Europën Juglindore dhe pritet që nga kjo pozitë ajo të përfshihet drejtpërdrejt në bisedat e Brukselit, shkruan gazeta “danas” duke u thirrur, siç thotë, në burime të qarqeve diplomatike.

Bashkëbisedues të kësaj gazete, të cilët kjo gazetë nuk i emërton, po ashtu kanë thënë se në fazën e ardhshme të dialogut Beograd – Prishtinë do të përfshihet edhe përfaqësuesi nga Gjermania.

në Berlin e Bruksel kanë paraqitur seriozisht idenë që në bisedimet e Brukselit të përfshihet edhe Wolfgang Schäuble, i cili, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, është emëruar kryetar i Bundestagut.

Meqë, ashtu si qëndrojnë gjërat, është vështirë që Schäuble të emërohet përfaqësues i Berlinit, porse është e sigurt se do të zgjidhet ndonjë i besueshëm i Angela Merkelit. Veçse ai nuk do të jetë ndonjë si Gerhard Schröder, i cili është i afërt me rusët”, kanë thënë burime.

Këto burime thonë se përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e të Sigurisë Federica Mogherini edhe më tej do ta ketë rolin kryesor në dialogun e Brukselit si ndërmjetësuese, ndërsa përfaqësuesit e SHBA-së e të Gjermanisë do të jenë këshillëdhënës. Ndërsa, që përjashtohet ish- ndërmjetësuesja, britanikja Catherine Ashton, të angazhohet në këtë proces.

e Madhe po del nga Bashkimi Europian, prandaj është joreale të pritet përfshirja e Ashtonit, por Dhoma e Lordëve së shpejti do ta prezantojë dokumentin me të cilin do ta definojë raportin e Londrës ndaj Ballkanit Perëndimor”, pohojnë diplomatë.

Kur bëhet fjalë për angazhimin e mundshëm të Rusisë në fazën e ardhshme të dialogut, ata thonë se “çdo gjë është e mundshme” porse për këtë duhet të pajtohen të gjitha palët negociuese.

“Aktulaisht është krejtësisht e pabesueshme se Prishtina do të pajtohej që Rusia të përfshihet në dialog, ashtu sikur që as Beogradi nuk do të pajtohej me SHBA-në. Por, nëse Serbia fiton ndonjë koncesion nga Amerika a, ajo do ta ndryshojë qëndrimin, ashtu siç do ta pranonte ndoshta edhe Prishtina në pjesëmarrje të Rusisë, nëse Moska, për shembull, do të obligohej të mos e frenonte anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Po ashtu nuk duhet përjashtuar as mundësinë që Rusia të kushtëzojë bashkësinë ndërkombëtare për këmbim të zbutjes së qëndrimit ndaj Kosovës, me diçka, siç është për shembull, pozita e Krimesë.

Marrë para sysh sjelljen e deritashme të lojtarëve botërorë, është e mundshme që së pari të arrihet një marrëveshje për Kosovën prapa dyerve të mbyllura”, kanë vlerësuar përfaqësues të qarqeve diplomatike.

© KOHA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here