SHPËRNDAJE

Thomas Strakosha është i dyti në Europë pas Jiri Pavlenka-s, portierit çek të Werder Bremen me 61 pritje, ndërkohë që portieri i Lazio-s ka 58. I dyti në Europë, por i pari në Itali.

Strakosha në Serie A udhëheq renditjen së bashku me Perin të Genoa-s dhe Nikolas të Verona-s. Bie në sy fakti se në renditja ka shumë portierë të skuadrave që mbajnë vendet e fundit në renditje.

I tillë është rasti i Werder Bremen, që mban vendin e parafundit në Bundesligë me 16 gola të pësuar. Strakosha këtë sezon me Lazion ka qenë vendimtar duke bërë disa pritje shpëtimtare, duke e mbajtur skuadrën e Inzagit në vendet e para. Portieri shqiptar ishte vendimtar edhe të dielën e kaluar në barazimin ndaj Fiorentina.

Mjafton të kujtojmë rastin e Chiesa-s, i cili u gjend përballë tij, por pa harruar as pritjen e roveshatës së Pesela-s. Thomas është gjithmonë aty, për të blinduar portën, për të mbajtur ekipin e tij në avantazh.

Është vetëm 22 vjeç, në mars bën 23, por në Itali të gjithë e vlerësojnë shumë, madje ka dhe nga ata që shkojnë deri aty sa e cilësojnë si pasuesin ideal të Buffon. Perla është padyshim pritja e penalltisë së Dybala, aty ku filloi edhe ngjitja e fundit në malin ku ai tashmë qëndron në krye.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here