SHPËRNDAJE

Banorët të cilët rrezikohen nga përmbytjet, kanë filluar të kërkojnë ndihmë. Fushë-Kruja është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa më në rrezik raportohet të jenë disa familje në fshatin Mallkuç.

Një banor i këtij fshati ka apeluar për ndihmë në “News 24”, ku ndër të tjera tha se janë dhjetë shtëpi të përmbytura.

“Jemi 10 shtëpi të përmbytura, këtu ka rreth dy metra ujë. Deri tani s’kemi marrë asnjë lloj ndihme. Ju lutem na ndihmoni, se do mbytemi”.

Menjëherë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka dërguar helikopter për ti evakuuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here