SHPËRNDAJE

Familja Haxhiu është një nga familjet e vjetra lushnjare. Sigurisht që sapo dëgjon këtë mbiemër të vjen së pari në mendje emri i një prej pinjollëve të saj,Bajram Haxhiu.

Në fakt ai njihet më shumë vetëm me emrin Xha Bami, ndërkohë që është figura e parë e shquar e familjes së vjetër të qytetit të Lushnjes.

Biografia

Bajram Haxhiu lindi më 3 maj 1877 në Lushnjë,anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës,patriot,partizan,luftëtar.

Bajram Haxhiu ishte patrioti i shquar që gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike ja kushtoi atdheut dhe çështjes kombëtare shqiptare.Bajram Haxhiu vazhdoi shkollën e mesme turqisht ndërsa shkrim e këndim shqipë i ka mësuar vet,si shumë njerëz të tjerë të këtij fisi.

Bajram Haxhiu mori pjesë gjërësisht në demonstratën antiosmane të majit 1906 në qytetin e Lushnjës.Për këto veprimtari ai u dënua dhe u dëbua nga qeveria osmane.Edhe pasi doli nga burgu, ai vazhdoi të jetë aktiv në lëvizjen kundër osmanëve.

Bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë.Në 1912 përkrahu qeverine e Ismail Qemalit duke luftuar kundër serbëve dhe kuislingëve të Esat Pashë Toptanit.

Bajram Haxhiu nuk u pajtua me pushtimin e Shqipërisë nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore.Kur u pushtua qyteti i Lushnjës nga ushtritë ndërluftuese austro-hungareze të Luftës së Parë Botërore,u ngrit me armë kundër tyre dhe synimeve shoviniste.

Për këtë rezistencë,austo-hungarezët morën masa kundër Bajram Haxhiu-t dhe pjesëmarrësve të tjerë të lëvizjes.Bajram Haxhiu-n pasi e kapën,e internuan në Shkodër,ku kishte rezidencën komanda e përgjithshme e kësaj ushtrie,për ti patur më mirë nën kontroll.

Pas Luftës së Parë Botërore,Bajram Haxhiu u kthye në vendlindje,ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve antishqiptare të Konferencës së Parisit për copëtimin e Shqipërisë.Pavarësia e Shqipërisë ishte tronditur shumë nga shtetet ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore si dhe qëndrimi i shteteve fqinjë.

Problemi i sigurisë kombëtare shqetësoi gjithë njerëzit atdhedashës të kërkonin thirrjen e një kongresi kombëtar për të mbrojtur atdheun.

Mbledhjen e kongresit e morën përsipër njerëz të qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi,garantimi i punimeve të qeta të mbledhjes si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses të tij.

Një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës ishte Bajram Haxhiu.Ai luajti nje rol shumë të rëndësishëm në letërkëmbimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera.

Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxorri kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës.Bajram Haxhiu përkrahu gjithashtu Luftën e Vlorës më 1920 për përzënien e ushtrive pushtuese italiane nga Shqipëria.

Duke e pasur të kultivuar tashmë ndjenjën patriotike,ai mori pjesë gjatë Luftës Dytë Botërore në Shqipëri përgjatë viteve 1939-1944 në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare,gjithashtu i gjithë fisi i Haxhillarëve e përkrahu luftën kundër pushtuesve pa rezerva.

Bajram Haxhiu luftoi kundër pushtuesve në vitet 1939-1944 për një Shqipëri të lirë Demokratike dhe jo për mbylljen e vendit siç ndodhi me instalimin e sistemit diktatorial komunist në vend në vitin 1945.

Bajram Haxhiu e kundërshtoi që në fillim e gjerë sa jetoi sistemin diktatorial komunist dhe kjo gjë bëri që një nga pronarët më të mëdhenjë të qytetit të Lushnjes siç ishte Bajram Haxhiu më 9 maj të vitit 1967 të shpronësohej krejtësisht pa asnjë pagesë dhe të shpallej “kulak” i dyti në Lushnje.

Bajram Haxhiu u nda nga jeta më 11 gusht 1972 në Lushnjë në moshën 95 vjeç,duke u lënë në harresë nga regjimi i kohës dhe duke mos iu vlerësuar puna e tij gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike në shërbim të atdheut.24337170_1880333482187270_1497812391_n

Me rastin e 75 vjetorit të Kongresit të Lushnjes Bajram Haxhiu (pas vdekjes) u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof.Dr.Z.Sali Berisha me urdhërin e Klasit të Parë me dekretin nr.1008 datë 18.01.1995 “Eshtë shquar për veprimtari patriotike në organizimin dhe mbrojtjen e punimeve të Kongresit Kombëtarë të Lushnjes”.

Për nder të patriotit rruga pranë shtëpisë muze Kongresi i Lushnjes,e cila ngjitet sipër drejt kodrës pranë xhamisë dhe qëndrës së qytetit të Lushnjes,mban emrin Rruga “Bajram Haxhiu”.

Bajram Haxhiu është edhe i ati i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu dhe atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here