SHPËRNDAJE

13 urat e shembura dhe pamjet apokaliptike nga Shqipëria nuk i kanë shpëtuar syrit të medieve ndërkombëtare, të cilat duket se i kanë nxjerrë bojën publikisht të gjithë politikanëve shqiptarë.

“Stuhitë e mëdha paralizojnë Shqipërinë” titullohet shkrimi i publikuar nga gazeta prestigjoze amerikane, “Washinton Post”, e cila e përkshuan rrëzimin e urave, sikur të ishin kuti kartoni.

“Asociated Press” nga ana tjetër shkruan se 127 mijë shqiptarë janë pa energji elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuara nga përmbytjet.

“Autoritetet kanë dërguar 570 trupa ushtarake dhe 900 mjete motorike në ndihmë të banorëve që janë prekur nga moti i keq”, raporton agjencia më e madhe informative në botë.

Ndërkohë përmbytjet dhe evakuimet masive kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave aziatike

Gazeta më e madhe kineze, ‘Xinhua News’,  shkruan:

Reshjet e mëdha dhe stuhitë që përfshinë Shqipërinë në dy ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në të gjithë vendin me autoritetet që njoftuan të premten se qindra qytetarë u evakuuan”.

24474681_1731116990241014_1556029437_o

Nga ana tjetër, prishja e tre urave në Devollin e Sipërm duket se pasqyruar vecantërisht në  Chron.com,një nga portalet ,më të mëdha që publikojnë  informacione nga e gjithë bota, i cili shkruan se:  

Vërshimi i përrenjve që zbresin nga mali i Morganes shembin dhe nxjerrin jashtë funksionit 3 ura në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër. Këto fashtra janë të banuar kryesisht nga banorë të minoritetit etnik grek. Shembja e Urës së Pllatanjasë, Urës së Mullirit dhe Urës së Koshovicës kanë shkaktuar ndërprerjen e plotë të lëvizjes se automjeteve dhe izolimin e fshatrave Selo, Klishar, Llongo, Koshovicë, Sotire, Krioner, Likomil dhe Llovinë”.

Edhe pse ditën e sotme duket sikur situata është vëne disi nën kontroll, dëmet materiale në pjesët më të mëdha të vendit janë të jashtëzakonshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here