SHPËRNDAJE

Një 41-vjeçar shqiptar i ka buzëqeshur fati në Lotarinë Amerikane, ku me 1 dollarë fitoi 1 milion dollarë.

Edmond Nicaj ka arritur që të gjente kombinimet e lotarisë së famshme “Michigan Lottery’s Powerball”, nga e cila ka dalë fitues me një shifër të konsiderueshme parash.

“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”, tha Nicaj pasi fitoi çmimin e madh.

41-vjeçari është rrëfyer më tej se gëzimi ka qënë i madh, e ndërsa djali i tij 6-vjeçar nuk e besonte.

“E pashë biletën në mëngjes dhe nuk ndaloja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”.

Të premten, Nicaj ishte pranë ambienteve të lotarisë për të tërhequr çmimin. Me këto para, Nicaj tha se ka planifikuar të paguajë faturat dhe të lë disa të ardhura për gjashtë fëmijët e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here