SHPËRNDAJE

Romela Begaj ka qenë perfekte në garën që po zhvillohet në SHBA. 31 vjeçarja ka arritur të fitojë kështu një medalje ari pas 45 vitesh duke thzer edhe rekordin personal.

Begaj fitoi të artën në shkëputje, ndërsa në dygarësh u rendit e dyta. Në shkëputje ajo provoi 131 kilogramët, por nuk ia doli dhe pësoi një dëmtim serioz në shpinë, duke mbetur e shtrirë në tokë dhe duke u larguar me ndihmën e stafit të saj.

Gjithsesi, himni shqiptar u këndua në mes të SHBA-ve por si gjithmonë do e bëjmë diçka gabim, për të lënë nam.

E para, flamuri shqiptar që u valvit gjatë himnit nuk është në formatin e duhur, siç janë flamujt e shteteve të tjera. Dhe e dyta, shihet qartë që është flamur më shumë se kinez, pasi nuk i ngjason aspak atij origjinalit të kombit tonë.

E githë përgjegjësia shkon te drejtuesit e Federatës pasi flamujt, uniformat, apo edhe të githa mjetet e tjera merren me vete në çdo turne. Por, nuk kemi pse çuditemi me një Federatë që nuk i dha vizë një sportisti si Daniel Godelli, me frikën se do qëndronte gjithmonë në SHBA dhe nuk do kthehej më në Shqipëri.

Fati ynë është që kemi në gjirin tonë një sportiste si Romela Begaj, e cila e bëri detyrën e saj, e ngriti lart të tjerëve flamurin kuqeyi, pavarësisht se nuk e dinte çfarë po mbante në duar./ JOQ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here