SHPËRNDAJE

Nga Anxhela Cikopano

Më dhimbseni ju që i rrisni fëmijët jashtë Shqipërisë. Fëmijët tuaj nuk do të provojnë kurrë emocionet e vërteta, ato që shoqërojnë fëmijërinë dhe gjithë jetën e shqiptarit të rritur në tokën mëmë.

Si për shembull, gëzimin baritor kur të vjen uji, se si i telefonon mamasë t’i thuash gjithë shend: “Vëre pompën mos të vjen edhe ty uji, se ne na erdhi”. Apo entuziasmin e çiltër kur të vijnë dritat, ashtu si edhe mërinë që zjen brenda kur të ikin.

Etjen për gjak kur luhatja e tensionit të djeg gjithë ç’ke në shtëpi dhe askush nuk i del për zot. Mundimin e sinqertë prej Sizifi të blesh çdo vit mobilie, se t’i vë para shiu. Adhurimin e pashmangshëm ndaj qeveritarit që vjen “të të qajë hallin” sa për të dalë në televizor dhe për të rrahur gjoksin mbi arritjet e tij.

Ndërgjegjësimin naiv sa herë sheh një dokumentar të Shqipërisë të para 100 viteve, ndërsa thua thuajse nën zë: “Një turi edhe sot e kësaj dite.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here