SHPËRNDAJE

Kjo është historia e një të riu shqiptar, që ka mahnitur edhe të përditshmen amerikane “New York Times”. Vinny Dautaj, për shokët e tij shqiptarë Visi, është djali nga Librazhdi, i cili ka gjetur fatin e tij në anën tjetër të Atlantikut.

Shqiptarëve të shkretë, iu shkoi jeta duke filluar një jetë të re!”, thotë Preç Zogaj te “Vera e përjetshme”.

E tillë është edhe historia e Visit. Herën e parë, në fakt, e filloi jetën e re në Firence, djepin e Rilindjes europiane.

Këtu, pasi kishte nisur studimet në një universitet, njihet dhe dashurohet me një vajzë amerikane.

Kjo dashuri do të bëhej shkak për nisjen e një tjetër jete të re.

Visi ndjek të dashurën e tij amerikane në kontinentin tjetër, dhe këtu nis një sipërmarrje që i ka rrënjët në traditën toskan.

Vinny bashkë me Michale Grant, një amerikan që ka jetuar në Firence, hapin në Nju Jork një dyqan sanduiçësh që quhet Antico Noe, duke përhapur në Mollën e Madhe paninet klasike të qytetit toskan.

Me sa duket, nisma paska goditur shijen dhe vëmendjen e të përditshmes nju jork-eze, ndoshta kjo është hera e fundit që Visi nis një jetë të re. /LibrazhdiOnline

/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here