SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi po punon maksimalisht për të sjellë në në ekipin kuqezi lojtarë të rinj dhe me kualitet. Kësaj here ai duket të ketë hedhur sytë nga Zvicra.

Mësohet se ai ka nisur tratativat me një sulmues, i cili në këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 16 ndeshje që është aktivizuar në Kupë dhe në kampionatin helvet.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Demhasaj, siç transmeton “Panorama Sport”. 21- vjeçari, i aktivizuar me shpresat helvete në dy ndeshje, ka marrë ftesë nga Shqipëria.

Në fillim, vetë futbollisti me origjinë shqiptare ka hezituar për të vendosur nëse do të pranonte të vishej kuqezi apo jo.

Më pas, ka qenë vetë menaxheri i tij, i cili është interesuar pranë institucionit të futbollit në vend dhe trajnerit të Kombëtares, që të mund të bëhej pjesë e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë 189 centimetra dhe që ka shënuar 7 herë në vetëm 16 ndeshje me skuadrën e re.

Sulmuesi është aktivizuar me Zvicrën U-21 në ndeshjet kundër Uellsit dhe ndaj Bosnjë Hercegovinës.

Momentalisht, me pranimin e tij, institucioni i futbollit është duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm që ai të mund të pajiset me pasaportën shqiptare, në mënyrë që në grumbullimin e radhës të jetë në dispozicion të trajnerit Panuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here