SHPËRNDAJE

Një investigim i bërë nga analisti Myddy Water ndaj kompanisë OSI, e cila njihet si Rapiscan dhe ka marr koncesionin e kontrollit të kontenierëve në Shqipëri zbulon se kompania ka korruptuar zyratrët shqiptarë në marrjen e koncesionit në një shifër që mund të shkoj në 120 milion dollar.

Duke qene se shume pak  zyrtare kompanish bëhen përgjegjës per shkelje të shumta që bëjnë, Muddy Ëater ka vendosur te perdore market-based prosecution (ndjekje e orientuar në tregje), që do të thotë te zbulojë  skandalet e kompanive për ti shkaktuar humbje, si e vetmja mundësi shpagimi e mbetur.

OSI systems është fuqizuar ndjeshëm pas ngjarjeve të 11 SHtatorit 2001 në SHBA duke rritur numurin e skanerave dhe duke ndërtuar të rinj . Fitimet e tyre kanë arritur në 60% e te gjithe xhiros.

Në Shqipëri kompania ka fituar koncesionin e skanimit të kontenierëve,  nga qeveria Berisha. Sipas kontratës  Rapiscan vë në dispozicion pajisjet dhe personelin, ndërsa pala shqiptare merret me menaxhimin., shkruan Tema.

Në këtë rast gazetari ka zgjedhur të bëj krahaismin e cmimit korruptiv  në kontratë me çmimin real.

Dhe këtë e ilustron. S2 Global me pronar Jonathan Flemming, bën kontratën e koncesionit me S2 Albania. Kontrata ne Shqipëri është  250milionë dollarë. Shqipëria është vend shumë i korruptuar dhe dihej boterisht nga publiku që kjo kontrate ishte përfituar në mënyrë korruptive. Një anetar i parlamentit (Erion Brace) doli publikisht në TV duke e akuzuar, dhe mediat e kane quajtur si grabitjen e shekullit.

Disa muaj pas marrjes së koncesionit, S2 Albania i transferon 49% te aksioneve tek ICMS, që zotërohet prej vetëm 1 individi, i cili eshte mjek. Ky person është raportuar në shtyp që është shume prane qeveritareve shqiptar.

Edhe pse koncesioni i S2 vleresohej 250milion, u shit per 500 lek- 4.15USD,

Nuk ka asnje lloj shansi që ky transaksion ne ato rrethana te jete i justifikueshem thotë gazetari dhe më pas shpjegon edhe pasqyrat financiare, të cilat  nuk reflektojne që RAPISCAN zoteron vetem gjysmen e kompanise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here