SHPËRNDAJE

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase pritet të zhvillohet të premten në Pogradec.

Mbledhja e përbashkët ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, por ajo u shty për t’u zhvilluar të premten në datë 15 dhjetor.

Pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, në fundjavë do të ulet në tryezë me kabinetin e Zoran Zaevit.

Ende nuk është publikuar axhenda e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, por njësoj si në rastin e takimit Shqipëri-Kosovë, ai pritet të jetë më shumë një gjest simbolik bashkëpunimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here