SHPËRNDAJE

Është zbuluar një hartë të fillimit të shekullit XX ku territori deri në Prevezë njihet si zonë e Shqipërisë Edhe pse Greqia prej vitesh pretendon se territoret e saj janë uzurpuar nga shqiptarët, fakte të reja dalin në dritë që hedhin poshtë teorinë e ngritur prej tyre.

Këto fakte nuk dalin nga studiues shqiptarë as nga arkivat e Shqipërisë, por nga vetë arkivat e shtetit grek. Gazeta “Kombëtare” ka arritur të siguroi një hartë të fillimit të shekullit të XX, e cila gjendet në Arkivën Shtetërore të Greqisë.

Harta në fjalë paraqet relievin e ishullit të Korfuzit dhe përballë tij në territorin që nis nga Konispoli deri në Prevezë shkruhet në gjuhën frënge, Epiri ose Shqipëria e ulët.

Më këtë fakt, provohet dhe një herë se të gjitha pretendimet e ngritura nga Greqia nuk kanë asnjë mbështetje historike dhe dokumentare.

Janë vetë arkivat e shtetit fqinj, të cilat konfirmojnë faktin se ky territor, i zënë sot nga Greqia dhe i njohur me emrin Çamëri ka qenë pjesë e Shqipërisë.

Por me këtë fakt, rrëzohet dhe teza shekullore e Greqisë se Epiri është Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here