SHPËRNDAJE

Aty ku qeveria nuk vë dorë, njeriu detyrohet vetë të bëhet hero e shpeshherë të vërë në rrezik jetën e tij për t’ia dalë mbanë.Në kohën kur lumenjtë dalin nga shtrati për shkak të shirave të dendur, shteti as nuk u hedh sytë banorëve në fshatrat e thellë të vendit.

Ata detyrohen t’i dalin për Zot vetes duke sakrifikuar në mënyra të ndryshme.

Një grup burrash nga zona e Dukagjinit kanë dalë me makinë për të transportuar punonjësit nga hidrocentrali pasi ishte bllokuar kanali e nuk kishte dritë.

Shoferi i makinës shkruan për JOQ.al:

Ja, a mund te perballet me lumin e Shales kjo makine? Kjo eshte bere sot ne njesine administrative Shale-Dukagjin. Rruges per ne Theth ishim 2-3 persona duke u afruar per tek hidrocentrali Nerlys per tu dhene ndihme puntoreve se eshte bllokuar kanali e nuk kemi drite, por e pa mundur.
Shoferi jam une Gjelosh Qerimi.
Une jam nga Shala, zona e Dukagjinit ketej nga Thethi. Ne jemi te detyruar ne raste tilla per tu munduar duke i dhene ndihme vetes dhe miqve se me prit qeverine nuk ka kohe se kane pune me Tahirin e Prokuroret e vdesim. Rrespekt nga ju qe interesoheni./ JOQ.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here