SHPËRNDAJE

Në këto ditë festash në çdo cep të qytetit ka energji pozitive, hare e bujari! Ashtu sikurse edhe në kryeqytetet e Europës, edhe Tirana është zbukuruar për festat e fundvitit.

Në sheshin “Skënderbej” është hapur “Fshati i Festave” nga Bashkia e Tiranës që është kthyer në një ambient festiv, ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre dhe të argëtohen.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video, me mijëra qytetarë çdo pasdite sëbashku me familjet e tyre shijojnë aktivitetet e shumta që organizohen në shesh, por edhe lojërat për fëmijë apo produktet lokale.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj fton qytetarët që të vizitojnë fshatin e festave, ndërsa ka kërkuar që në këtë muaj festash të tregohen solidarë duke ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për përkrahje.

“Merr familjen e vizito Fshatin e Festave te Sheshi “Skënderbej”. Le ta kthejmë Dhjetorin në muajin më të madh të solidaritetit në Tiranë”, shkruan Veliaj në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here