SHPËRNDAJE

Kleofina Pnishi është bukuroshja e radhës që ka ngritur lart emrin e Shqipërisë.

Modelja 23- vjeçare është zgjedhur mbrëmjen e kaluar në mesin e 12-të vajzave më të bukura të Francës.

Por historia e jetës së saj është më e dhimbshme nga sa mendohej, pasi në moshën 5 vjeçare, bukuroshja nga Gjakova, ka shkuar në Francë për t’i shpëtuar luftës së Kosovës.

Ajo arriti të arratisej bashkë me prindërit, motrën dhe vëllanë e vogël mes tmerreve të luftës.

Por Kleofina u bë e zonja e vetes dhe ia ka dalë mbanë të bëhej një shembull për të gjithë shqiptarët.

Ajo ka përfaqësuar rajonin e Provence në spektaklin madhështor tyë “Miss France 2018”.

Edhe pse nuk ka fituar kurorën Kleofina ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, me bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj .

Edhe pse kishte 30 kandidate, bukuroshja shqiptare është radhitur në dymbëdhjetëshen më të mirë.

Ajo ka  lindur në Gjakovë dhe është diplomuar për gazetari .

Në një interviste me një revistë franceze, Kleofina është shprehur se:

Kisha nevojë për këtë aventurë për t’u njohur me veten më mirë dhe për të shkuar përtej limiteve të mia. Unë shikoj spektaklin çdo vit në televizion.

Për 3 vjet hezitova të regjistrohesha. Këtë vit vendosa të ndiqja intuitën time.

Ky konkurs është gjithashtu një mënyrë për të falënderuar Francën për gjithçka që më ka dhënë. Arrita këtu në moshën 5 vjeçare, pasi u arratisa nga luftën e Kosovës me prindërit, motrën dhe vëllain tim të vogël. Franca më bëri të fortë dhe më mësoi gjithçka./JOQ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here