SHPËRNDAJE

Shkruan: Safet HASANI

Gjatë shek. XIX, në mes shumë shteteve të armiqësuara dhe popujve të ndryshëm të Ballkanit dhe Evropës ishin zhvilluar një varg konfliktesh dhe luftëra të armatosura.

Njëri prej tyre kishte qenë edhe lufta e përgjithshme e zhvilluar në mes popullit shqiptar dhe Turqisë. Gjurmët e përgjakura të kësaj lufte janë të njoma dhe shtrihen në të gjithë territorin e Ballkanit.

Nga mesi i shek. XIX në territoret shqiptare kishin lindur edhe lëvizja çlirimtare për bashkimin e trojeve shqiptare. Në realitet, rrënjët e kësaj lëvizjeje shtrihen në luftërat e mëhershme të zhvilluara mes popullit shqiptar dhe pushtuesve si; turk, serb, malazez, grek dhe ai bullgar.

Luftërat mes popullit shqiptar dhe armiqve të shumtë të Shqipërisë nuk kishin pushuar që nga koha e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Por kryengritjet dhe luftërat e armatosura të një intensiteti të gjerë u zhvilluan ne shek. XIX dhe XX, kur u përqendruan armiq të shumtë kundër trojeve shqiptare.

Të gjitha shtetet e Ballkanit si Serbia, Mali i Zi, Greqia shfrytëzonin dobësinë e Perandorisë Osmane që ishte në rënie e sipër dhe në njërën anë favorizoheshin nga turqit për zgjerimin e territoreve të tyre. Kjo tragjedi kishte ndodhur në fillim të luftërave gjatë krizës lindore të viteve 50-ta të shek. XIX, kur Perandoria Osmane u gjend në krizë të brendshme dhe luftërat e zhvilluara mes Evropës dhe Perandorisë Osmane.

Kriza lindore rezultojë me ndryshimin e shumë kufijve në Evropë dhe në perandori. Këtë situatë e shfrytëzoi Rusia, e cila me ndihmën e shumë shteteve sllave në Ballkan sulmoj Perandorinë Osmane dhe vuri marrëveshje të fshehtë me Austro-Hungarinë e nënshkruar në Budapest në vitin 1877, mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë.

Qeveria e Vjenës kishte qëllimin se pas mbarimit të luftës ruso-turke të kishte të drejtën ta pushtonte Bosnjën dhe Hercegovinën. Po që se shembej krejtësisht Perandoria Osmane, parashihej që të krijoheshin edhe tri shtete në Ballkan si; Bullgaria, Rumelia dhe me kërkesën e Austro-Hungarisë edhe Shqipëria.

Gjerë sa Rusia kishte pretendimet e favorizimit të shteteve sllave dhe zgjerimin e tyre në drejtim të detit Adriatik (dalje në Adriatik). Austro-Hungaria pretendonte që të krijonte një shtet autonom shqiptar (jo i përfshirë tërë territori shqiptar), edhe nëse nuk ishte i pranueshëm nga shqiptarët. Qëllimi i formimit të shtetit shqiptar nga austro-hungarezët ishte pengimi i daljes së Serbisë dhe Rusisë në detin Adriatik.

Rusia duke i simuluar shtetet e sapo formuara Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë për të filluar një front kundër Perandorisë Osmane, këta të fundit nuk iu përgjigjen ftesës për luftë, por pritnin që luftën ta fillonte Rusia dhe të përfitonin në kurriz të luftërave të zhvilluara mes Rusisë dhe Osmanëve. Lufta e ashpër e zhvilluar nga ana e Rusisë gjatë viteve 1877-78 shkaktoj edhe humbjen e Perandorisë Osmane, ku Rusia hyri thellë në territorin turk.

Evropa nuk kishte interesim ta ndihmonte Rusinë, e cila forcohej dhe shtrinte fuqinë e saj në territoret e perandorisë. Kështu me kërkesën e Perandorisë Osmane dhe me presion e shteteve evropiane kundër Rusisë, arrihet marrëveshja për uljen në bisedime në pranverën e vitit 1878, gjegjësisht me 3 mars të atij viti.

Kjo marrëveshje ishte edhe themeli i tragjedisë shqiptare. Bisedimet filluan në një fshat të vogël afër një kishe e quajtur Shën Stefani, ku prej saj edhe njihet marrëveshja me këtë emër (Marrëveshja e Shën Stefanit).

Pasi osmanët ishin humbës i kësaj lufte, Rusia parashtroj kërkesat e saja primare duke privilegjuar shtetet sllave si; Serbinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë, në zgjerimin e territoreve të tyre duke grabitur territoret shqiptare, dhe në krahë të saj si aleate favorizohej edhe Greqia.

Osmanët nënshkruan kapitullimin e luftës duke dëmtuar shqiptarët ku shteteve sllave dhe greke iu lejua zgjerimi i territoreve në kurriz të territorit shqiptar.

Menjëherë pas kësaj marrëveshje filluan ekspansionet fashiste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Prej trojeve të veta etnik u larguan, vranë, masakruan 160.000 shqiptar nga 640 vendbanime (muhaxhir nga Sanxhaku i Nishit).

Perandoria Osmane nënshkroi marrëveshjen për asgjësimin e shqiptarëve vetëm të mbijetonte Perandoria. Perandoria Osmane, që për fat të keq edhe disa nga studiuesit e trajtojnë si aleat i shqiptarëve, bëri aq dëm në popullin dhe trojet shqiptare sa që kanë me kaluar edhe shumë shekuj e nuk do mund të shërohen plagët që bëri Perandoria Osmane ndaj popullit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here