SHPËRNDAJE

Shkruan: Zymer MEHANI

Balli YT-

Një ABETARE

Syri Yt-

Një DRITARE

Zemra jote-

Një FOLE

Yti emër

VULË në zemër

Nëna është ajo që sakrifikon çdo gjë për fëmijën e saj, madje duke mos e thënë as edhe një fjalë të vetme, as duke mos u ankuar kurrë, pavarësisht vështirësive që ajo përjeton  gjatë gjithë kohës ndaj kujdesit tënd.

Nëna ka ndjerë dhimbje!

Kur ne si një fëmijë ia kemi shkulur flokët asaj, ajo ka ndjerë dhimbje, kur e kemi kafshuar teksa jemi ushqyer nga qumështi i gjirit të saj ajo ka ndjerë dhimbje. Dhimbje të mëdha ajo ka ndjerë poashtu edhe në momentin kur na ka lindur neve.

Kujdesuni për të!

Nëna e mendon se nuk është perfekte!

Ajo e di se ka mangësitë e veta megjithatë, kur bëhet fjalë për të mirëne e fëmijës së saj, ajo është kritikja më e madhe e vetes. Nëna ka aq vështirësi kur bëhet fjalë për ne, ka dëshirë që të jetë perfekte pa gabime, sepse edhe ajo është njeri sikurse ne.

Bëhu i sjellshëm me nënën.

Kur ne kemi fjetur, ajo qëndronte zgjuar, duke na shikuar!

Netët ku nëna ka qëndruar zgjuar deri në orët e mëngjesit për t’u kujdesur për ne teksa flinim, nuk janë të rralla. Nëna vështirë se i ka mbyllur sytë posa ka vërejtur që nuk ndjehemi mirë gjatë natës. Edhe pse nëna e lodhur ajo zgjohej për t’u kujdesur për ne në mes të natës.

Nënës i është thyer zemra sa herë që kemi qarë.

Lotët teksa i rrjedhin faqes poshtë fytyrës së fëmijës, nëna s’mund ta durojë. E qara e fëmijës është tingulli më i keq për nënën. Nëna ka përdorur gjithë fuqinë e saj për të ndaluar vajin tonë edhe kur nuk mund ta bënte atë, zemra e nënës i është thyer në miliona pjesë.

Nëna na ka dhënë edhe copëzën e fundit të saj të bukës!

Po qe se nëna me gjithë oreksin që ka për ushqim, e ne e kemi shikuar me gojën e vogël dhe sytë e mëdhenj, shija dhe uria e saj për të më nuk ka rëndësi, Zemra e nënës e din që do të ndihet më e lumtur nëse atë copëz ta dhuron ty.

Nëna thyhet lehtë, atë e kemi bërë të qajë shumë, pavarsisht se nuk na e thotë dot kurrë!

Nëna është e pazëvendësushme, ajo ka qarë kur ka kuptuar se është shtatëzënë, ka qarë edhe përderisa na ka lindur, ka qarë teksa edhe ne na ka mbajtur në duar dhe përqafuar për herë të parë.

Nëna këto i ka bërë përshkak të lumturisë. Nëna ka qarë me brengë, me frikë sepse ajo neve si fëmijë na ndjen shumë thellë. Pavarësisht nëse e kemi kuptuar apo jo përjetimin e saj, ajo ka ndjerë dhimbjen tonë dhe lumturinë.

Nëna na ka mbajtur në barkun e saj më shumë se nëntë muaj

Nëna na mbajti neve në bark për aq kohë sa ne kishim nevojë, përgjatë gjithë këtyre muajve ajo nuk ndaloi asnjeherë së kujdesuri për ne. Krahët e saj janë lodhur edhe mund të ketë ndjerë dhimbje shpine por, ajo ka vazhduar të na mbajë brenda sa më afër saj. Nëna gjithnjë na ka dashuruar më shumë se sa ne e mendojmë, na ka puthur dhe ka luajtur me ne. Ne jemi ndjerë gjithnjë të sigurt në krahët e saj e të lumtur gjithmonë poashtu.

Për nënën ne gjithnjë jemi në rend të parë!

Pavarësisht se ajo është e uritur, ajo për ne ka mbetur edhe pa ngrënë, pa u pastruar dhe pa gjumë. Të gjitha këto vetëm që ne të ndiheni të plotësuar.  Nëna madje në fund të ditës ka mbetur edhe pa energji për trupin e saj, e gjithë kjo sepse ne jemi gjithçka për nënën dhe të nesërmen, në të njejtën mënyrë ajo do vazhdonte ta bënte këtë përsëri.

Nëna asnjëherë nuk u dorëzua për ne, ajo do t’i bënte të gjitha këto përsëri

Pavarësisht gjithë vështirësive, dhimbjes, lodhjeve, netëve pa gjumë, mëngjeseve të hershme për ne ajo përsëri nuk dorëzohet. Nganjëherë ne ndoshta e injorojmë atë si  të, rritur por pa dashje.

Falenderoju nënës tënde çdo herë. Të jesh nënë është puna më e vështirë që mund ta bësh dhe të çon madje edhe jasht limiteve. Thuani nënës tuaj që ju e dashuroni atë pasi që jo shpesh dëgjon diçka të tillë nga ju!

SHPËRNDAJE
Postimi i kaluarTempull i Dodonës
Postimi i ardhshëmIsa Boletini i Çamërisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here