SHPËRNDAJE

Ishin kundërshtarë të dielën në mbrëmbje dhe kanë pësuar jo pak, por nga 3 gola secili.

Të dy portierë të Kombëtares shqiptare, të dy i kanë pritur penallti Dybala-së, konkurrentë të fortë, por Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha jo vetëm që janë ndarë në paqe, ata janë përqafuar me njëri-tjetrin në Bergamo para dhe pas ndeshjes.

Ata shkëmbyen dy fjalë, para se të thonin “paç fat” dhe secili u drejtua drejt katërkëndëshit të tij. Të dy kanë qenë shokë tek ekipi i Lacios, por tashmë Berisha është titullar i padiskutueshëm tek Atalanta.

I pyetur për Tomasin, Etriti shprehet: “Është një portier shumë i mirë, dhe po bën shumë mirë me Lazion. Padyshim që është e ardhmja e skuadrës tonë Kombëtare.”

Nga ana tjetër, takimin mes të dyve, Thomas Strakosha e ka demonstruar edhe nëpërmjet një postimi në Instagram, një lajm që ka bërë bujë te mediat italiane, veçanërisht tek ato pranë Lazios.

Në foto shkruan ”Shqipez”, si për të ilustruar origjinën e përbashkët shqiptare dhe për të nënvizuar se lidhja mes tyre është e fortë, ku një ndeshje futbolli nuk mund ta thyejë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here