SHPËRNDAJE

Këngëtarja Dua Lipa ka treguar në Twitterin e saj se do të jetë e pranishme në emisionin e Action Bronson – një reper i njohur amerikan me origjinë shqiptare.

Dua Lipa, bashkë me Bronson – emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, do të jenë të pranishëm në emisionin e këtij të fundit, ku mes tjerash do të ketë edhe muzikë shqipe.

Merita Halili dhe Raif Hyseni, bashkë me artistët tjerë do të jenë të pranishëm në një emision ku ka edhe lojëra, argëtim por edhe kësaj radhe traditë e muzikë autoktone shqipe, shkruan KultPlus.

Në emision, Dua bashkë me Bronson do të gatuajnë diçka nga kuzhina e pasur shqiptare.

Emisioni do të transmetohet sonte në kohën lokale amerikane, ndërsa të ftuar janë edhe emra të tjerë. Emisioni në fjalë fton edhe kuzhinierë të ndryshëm dhe njerëz nga bota e artit, kulturës e showbizit ndërsa është në sezonin e parë të tij, në episodin 31. / KultPlus.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here