SHPËRNDAJE

Perktheu nga origjinaliAltin Kocaqi

Më poshtë po ju paraqesim një pjes të shkëputur nga studimi përmbledhur, që filologu arvanit Panajoti Kupitori i ka bërë studimit të gjuhës shqipe. Ai ka sjellë në mënyrë kronologjike kontributin e të gjithë studjuesve apo udhëtarëve që u ka ngjallurt interes gjuha shqipe.

Kjo është një pjes ku trajtohen vetëm një pjes e studjuesve, pasi në botimin e tij autori bën një përshkrim më të detajuar duke përfshir edhe autor të tjerë si dhe përplasjet dhe qëndrimet e kundërta lidhur me vjetërsin e gjuhës shqipe. Në vijim do tju sjellim edhe qëndrimet e tjera.

  1. VLAGOS (BARDHI), BUDI, BOGDANI

Renditjen mekanike të fjalëve shqipe sipas shpjegimit nga latinishtja e kryen priftërinjtë e gjendur në Itali nga mesi i shek  XVI. At Vlagos (Bardhi) botoi  në Romë  më 1635 Fjalorin latino-epiriot

“Diktionarium latino-epiroticum, P. Franscisci Bianchi”, por dhe kjo vepër ishte e mangët dhe nuk tregoi asnjë prirje zhvillimi për albanologjinë. At Budi ishte  nga Guri i Bardhaë i Shqipërisë dhe  jetoi në Romë. Në vitin 1664 botoi një fjalor të cunguar. Ndërsa kryepeshkopi  i Shkupit Petër Bogdani botoi me 1685 “Çetën e Profetëve”

  1. LEBINIC ( Leibnitii)

Analiza e parë filologjike e tipeve të gjuhës shqipe – për të gjetur afrinë dhe prejardhjen e saj – u krye  nga një gjerman i quajtur Lebinic. Megjithë punën e bërë, këtij i mungonte ndihma e gramatikës shqipe pasi ai përdori  vetëm 100 fjalë shqipe me të cilat punoi. Sipas tij, përfundimet  e veprës ishin se “shqiptarët  janë  me  prejardhje kelte pasi gjuha e tyre është e afërt me gjermanishten dhe frengjishten”. Nuk kishte  shumë vite në shkencë, por ishte i ri dhe njëkohëësht u bë arsyeja e parë që të gjurmëzbulohet pakëz e vërteta.

  1. FRANCESCO MARIA DA LECCE

Franc Maria da Lecce botoi “Vërejtje gramatike rreth gjuhës shqipe” “Osservationi grammaticali nella linguea albanese”, Roma 1716..  Libër i cili u ribotua në gjermanisht rreth vitit 1822  nga një studiues i quajtur Johann Vater “Vergleichungstafeln der Europaischen Stamm-Sprachen und Sud-VVest-Asiatischer” etj. Von Johann Severin Vater.Halle, 1822.

  4.THEODHOR KAVALIOTI dhe DANIIL

Theodhor Kavalioti  në katalogun  “greko-vllahisht dhe shqip”  solli 1200 fjalë të shqipes: po kështu dhe prifti vllah Daniil botoi “Fjalorin katërgjuhësh” ( greqishte e re, shqip, vllahisht, bullgarisht).  Këto u botuan njëkohësisht më 1770 i pari në Venecia dhe i dyti në Voskopojë.

  1. THUMANI

Mbi bazën e këtyre 1200 fjalëve në gjuhën  shqipe punoi katër vjet më vonë  profesor Thuman nga Leipcingu në studimin e tij “Untersuchungen uber die Geschicte der ostlichen europaischen Volker”, Leipzing, 1774, i cili shtroi i pari pozitën historiko-filologjike rreth prejardhjes dhe të shkuarës së shqiptarëve duke i quajtur ata  “burra të etnisë së vjetër të Gadishullit Ilirik, fqinjë të Grekëve të vjetër  dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të Gentit  15) Teutës 16) dhe të Pirros 17)”.

Nga të gjithë gjermanët,  Thumani, u konsultua më parë me shkruajtësit Bizantinë dhe me shumë të drejtë verejti se “Shqiptarët duken vendasit e shumëvjetër në vendin e tyre pasi kurrë nuk gjejmë një gjurmë të vogël të emigrimit të tyre”

  1. ANGELO MASCI dhe MALTE BRUN

Lavdinë gjermane për prejardhjen ilire të shqiptarëve e konfirmoi  Engjëll Mashi “Essai  sur l’ origine , les moers et l ‘etat actual  de la nation Albanaise” dhe Malte Brun “Anna les des Voyages Tomm.III. Paris, 1808” i cili i gjeti edhe i mori si të sakta këto arritje dhe i vërtetoi.

Deri atëherë  në fjalorët e njohur të gjuhës shqipe njiheshin pak fjalë sllave ndërsa fjalët greke, latine dhe gjermanogote mbizotronin:  rrënjë të keltishtes kishin hyrë prej kohësh në gjuhën shqipe.

Kjo gjë e bindi Malte Brunin se “gjuha e ilirëve të vjetër ose e shqiptarëve të rinj duhet të jetë e njëjta gjuhë që rrjedh si fillim nga shumëlashtësia drejt kohëve të grekëve, latinëve, ibrëve, keltëve, sllavëve, teuktonëve dhe gjuhës gote, e cila në fakt ekzistonte në këtë zonë si gjuha më e vjetër.

7.LEAKE

Fjalorin shqip të Theodhor Kavaliotit e përdori dhe Thumani, ndërsa Martin Leake botoi “ Researches in Greece “, Londër 1814. Si jetoi për 10 vjet  në tokën shqipëtare, njohu pjesërisht gjuhën shqipe dhe me ndihmën e saj  shkruajti edhe një gramatikë të vogël  dhe fjalorin e gjuhës shqipe  me përkthimin  në anglisht dhe në greqishten e re duke e shtuar numrin e fjalëve të njohura të gjuhës shqipe në 2100.

Leake anon nga mendimi i Thumanit dhe Malte Brunit. Ai i njeh shqipëtarët si Ilirët e vjetër dhe forcon  më shumë themelet  e para të kësaj lavdie në filologjinë shqipe dhe sigurisht  merr në shqyrtim dhe paragjykimet e Bizantinëve: ndërkaq shënimet e tija ishin të mjaftueshme për të analizuar  tipin e gjuhës së vendit  dhe mendimet përreth historisë së Shqipërisë.

Leake jep mendimin se në Epirin e lashtë, në pjesën jugore të Shqipërisë (midis rrjedhës së Drinit pranë Lisit dhe gjirit të Artës), gjuha e vjetër nuk pësoi ndonjë ndryshim të rëndësishëm si dhe në Thesali dhe Maqedoni, sepse malet e larta  dhe shpirti luftarak i banorëve dhe ashpërsia e këtyre vendeve të mbyllura, mjaftonte  të siguronte mbetjet e banorëve të shumëvjetër nga veprimet shkatërruese të mbizotrimit  Romak dhe të dallgëve të kombeve arktike .

Këto vende të ashpra të Ilirisë, si dhe vëndet e njëjta malore të  Kandavrikas, e ruajtën gjuhën e tyre të vjetër gjatë kohëve të sundimit romak  dhe kurrë nuk u “hundëzuan” (nuk i’u mbyll goja) plotësisht.

Ky supozim tregon se rrënja e veçantë dhe themelore  e gjuhës që sot flasin shqiptarët ndryshon shumë nga gjuhët që sot flaën popujt e tjerë si Grekët e vjetër dhe të rinj, sllavët, latinët e vjetër e të rinj, gjermanët dhe turqit 20)

Nga fjalët e huaja  në gjuhën shqipe, fjalët latine ishin dyfishe e trefishe më shumë se fjalët greke, ndërsa nga ndërhyrjet sllave dallohen pak fjalë:  nga sa njohim Leake ishte i pari që e vuri re këtë.

  1. VON ARNDT

Kohë më parë se Leake, këshilltari i oborrit të Katerinës II Pallas, von Arndt, në fjalorin krahasues (im vergleichenden VVorterbuche)  analizoi 50 fjalë shqipe dhe u bind se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër e vendit. Familiariteti  i saktë dhe bazor i saj  i përket lashtësisë së njohur historikisht qysh para emigrimit të Grekëve, Latinëve, Sllavëve dhe Gjermanëve apo gjuhëve të njohura në  Europë.  Gjithashtu ka mbetje edhe në radhët e alpeve të kësaj pjese të botës si në Iran, në alpet Kalidonias, Çudhësve, Baskëve, që te shqipëtarët mbijetuan deri në ditët tona.

Shkurt, siç po e vëren dhe vetë lexuesi, shumica e dijetarëve europianë,  ishin të mendimit  se ‘Shqiptarët janë mbetje  të banorëve shumë të vjetër të Europës dhe  përzgjidhen si autoktonë’.

  • Shkëputur nga botimi . Panajoti Kupitori  “STUDIME SHQIPTARE  TË VËRTETA HISTORIKE DHE FILOLOGJIKE     RRETH   GJUHËS DHE ETNISË SHQIPTARE”,   b “Tipografia tu mellondas”   Athinë 1879

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here