SHPËRNDAJE

Historia e 65 qyteteve të Shqipërisë: Kur janë themeluar, gjurmët ilire, origjina e emrit dhe kuriozitete të tjera

“Tirana Observer” boton historitë dhe e 65 qyteteve të vendit tonë. Kur janë themeluar, cilat janë gjurmët më të vjetra ilire, cila është origjina e emrit dhe kuriozitete të tjera.

TIRANE

tirana

Origjina e emrit: (Katër variantet) “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

“Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.

“Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.

Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.

Me siguri dihet që për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Themeluar: 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini.

Gjurmët më të vjetra: Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi. Nga faktet e gjetura në rrënojat e një kështjelle ka mundësi të bëhet fjalë mbi një kështjellë të cilën Prokopi von Caesarea në shekullin e gjashtë e ka quajtur “Tirkan”.

Shpallet kryeqytet: 20 shkurt 1920

Objektet kryesore: Të gjitha institucionet shtetërore më të rëndësishme të shtetit, kështjella e Petrelës, Kalaja e Pezës, Xhamia e Ethem Beut në qendër të Tiranës, Muzeu Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve.

Aktualisht ka: 595 mijë banorë (Census 2011).

 


DURRES

Durrës_Albania_2

Origjina e emrit: Durrahium

Emra të mëparshëm: Epidamus

Themeluar: Në vitin 627 para Lindjes së Krishtit.

Pushtuar: në 314 B.C. nga Aleksandri i Maqedonisë dhe në vitin 229 B.C. ai u pushtua nga romakët, më pas nga otomanët, serbët dhe italianët.

Objekte kryesore: Amfiteatri, Forumi bizantin, Muzeu Arkeologjik ku janë të paraqitura periudhat greke dhe romake, Torra Veneciane, Xhamia e Fatihut, Monumenti i Rezistencës, Muzeu Etnografik etj.

Karakteristika:

-Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndërtua nga ilirët taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike.

– Në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është zhvilluar beteja e famshme mes Çezarit dhe Pompeut

– Në vitin 1200, pas një cunami, qyteti nuk është banuar për 6 vjet

-Ka qenë kryeqytet:

-Ka portin më të madh në Shqipëri

Aktualisht ka: 295 mijë banorë


LEZHE

Lezha-2014

Origjina e emrit: Lisus

Themeluar: 669 para Lindjes së Krishtit

1300: Ndërtohet kalaja e qytetit

Deri në vitin 1398 qyteti ishte në dorë të familjes feudale të Dukagjinasve, të cilët më pas ia lëshuan Venedikut

Ngjarje kombëtare: 2 Mars 1444, u mblodh “Kuvendi i Lezhës” nën drejtimin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kuvendi formoi një lidhje politike-ushtarake të princërve shqiptar duke formuar një ushtri shqiptare prej 10 mijë trupash kundër rrezikut osman.

Aktualisht ka: 30 mijë banorë.

KORÇË

KorcaDayTour_statue_image

Origjina e emrit: Gjoriçë, Goriçë. (Por edhe sot asnjë studiues nuk ka një ide të qartë se nga vjen emri i qytetit të Korçës).

Gjurmët e vjetra: Zona e Korçës e ndodhur në kufi me Mbretërinë Ilire dhe Epirin është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s

Themelimi: Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz Bej Mirahorie zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II. Nën pushtimin osman Korça me emrin “Göricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit.

Data me rëndësi kombëtare: Është hapur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917.

Aktualisht ka: 86 mijë banorë.


VLORË

vlora

Origjina e emrit: Aulona

Gjurmët më të hershme: Shekulli i 6-të para lindjes së Krishtit. Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit.

Data me rëndësi kombëtare: Më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Lufta e Vlorës, 1920.

Pushtuar: Nga normanët më 1081, 1205 nga Venediku, më pas nën sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 në mbretërinë e Arbërisë. U pushtua nga osmanët më 1417, italianët, gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja, porti, etj.

Aktualisht ka: 124 mijë banorë.


ELBASAN

Elbasan_Castle_1

Origjina e emrit: Në shekullin e 2-të para Krishtit njihej me emrin Skampa dhe më vonë Skampini. Elbasani u themelua nga Sulltan Mehmeti II në shekullin XV. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër trevat e para të pushtuara nga osmanët, ELI-BASAM (vura dorë).

Themelimi: Nga osmanët në shekullin e 15-të

Ndërtimi i kalasë së qytetit: më 1466 për 25 ditë dhe për të punuan 150 mijë njerëz.

Gjurmët më të hershme: Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene mansius që do të thotë vend-qëndrim.

Data me rëndësi kombëtare: Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e Shkollës Normale

Pushtuar: Romakët, turqit, italianët e gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja, banjat turke, stadiumin “Elbasan Arena”.

Aktualisht ka: 128 mijë banorë.


GJIROKASTËR

gjirokaster

Origjina e emrit: Qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, Argyrókastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët. Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga prijësi shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit, Gjirokastër. Zgjerimet e kështjellës janë bërë nga Ali Pashë Tepelena, dhe nga qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesën veriore të kalasë në burg.

Objektet kryesore: Në Gjirokastër gjendet kalaja më e madhe e Shqipërisë. Aty mund të vizitoni Muzeun e Armëve, i cili gjendet brenda në kala, Muzeun Etnografik, i cili gjendet në shtëpinë ku ka lindur ish-diktatori komunist Enver Hoxha si dhe muzeun e ri në shtëpinë e shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

1963: Shpallet Qytet-Muze

2005: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO.

Aktualisht ka: 25 mijë banorë.

BERAT

Berat

Origjina: Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnoni

Themelimi: 313-310 Para Krishtit si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea

Emrat që ka përdorur: Antipatrea, Albanorum Oppidum, Pulheriopolis,

Gjurmët e para: 2600 para Krishtit

Pushtuar: grekët, maqedonasit, bullgarët, osmanët,

1961: Shpallet Qytet Muze

2008: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO

Objektet kryesore: I gjithë qyteti, Kalaja, Ura e Goricës, etj

Aktualisht ka: 60 mijë banorë.


SHKODËR

shkodra-albania

“Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës” – Ismail Kadare

Orgjinë e emrit: Skodrin, ose vendi ku shkon Drini, Skutari

Themelimi: Mes shekullit të 5-të dhe 6-të para Krishtit

Gjurmët e vjetra: Paleoliti (guri i vjetër), Neoliti.

Ka qenë kryeqytet i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit,

Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venediku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik, Fototeka Marubi, etj.

Aktualisht ka: 115 mijë banorë


KAMZA

kamza

Deri në vitin 1990: Një qendër e banuar e Ndërmarrjes Bujqësore të Tiranës

Pas vitit 1990: Popullohet me të ardhur nga qytete dhe fshatra të nryshëm.

Sot: Një nga bashkitë dhe qytetet me dendësinë më të madhe në vend.

Karakteristikë: Një zonë periferike e Tiranës që pret të sistemohet falë një plani urbanistik

Aktualisht: Ka 104 mijë banorë.

KONISPOL

Qytet i ndërtuar si fillim për të rinjtë aksionistë që hapën tarraca për agrume

Fillimet: Në vitet ‘70

Karakteristikë: Kultivimi i agrumeve dhe zonë plazhi

Aktualisht: Ka 13 mijë banorë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here