SHPËRNDAJE

“Kam punuar pa interes vetiak, bile kunder interesit vetiak. Nuk kam ndjekur kurre pasurimin tim…” (Mitrush Kuteli, letra shkruar bashkeshortes se tij Efterpi)

Nga Sadik Elshani

Më 13 shtator eshte ditelindja e Dhimiter Paskos, me mire i njohur si Mitrush Kuteli. Ai eshte njeri nder shkrimtaret, perkthyesit, publicistet dhe financieret me te njohur shqiptare. Ai mbi te gjitha, shquhet si mjeshter i tregimit te shkurter dhe se bashku me Ernest Koliqin (1903 – 1975) eshte themelues i kesaj gjinie letrare ne letersine shqipe.

Per motivet e tregimeve te tij u mbeshtet ne traditen e pasur te prozes popullore, legjendat, perrallat, rrefimet, baladat, sidomos ato nga jugu i Shqiperise. Populli, historia e tij me gjithe vuajtjet, sfidat dhe qendresen heroike nder shekuj, ishin muza e Mitrush Kutelit. Mitrush Kuteli shquhet per atdhetarizmin e tij ne jete dhe ne krijimtari, prandaj veprat e tij jane shume te fuqishme. Te kujtojme krijimet e tij poetike,

“Poem Kosovar” e “Balte shqiptare”. “Poem Kosovar” eshte historia dhe qendresa e shqiptareve te Kosoves per mbrojtjen e qenjes dhe tokes se tyre, shprehur me vargje shume te fuqishme me plot ndjenja atdhedashurie, shkruar nga nje atdhetar i pashoq. Kuteli e shkroi kete poeme pasi ai e kishte vizituar Kosoven me 1943, tani te bashkuar me Dheun Meme pas nje sundimi 30 vjecar te eger serb.

Mitrush Kuteli lindi me 13 shtator te vitit 1907 ne Pogradec. Ne fillim te shekullit te 19-te familja e tij ishte shperngulur nga qyteti i Artes ne Malesine e Pogradecit. Babai i tij, Pandi, kishte emigruar ne Rumani ku punonte si rrobaqepes dhe bojaxhi. Atje ishte takuar me shume atdhetar shqiptare dhe kishte mesuar te shkruante shqip. Fshehurazi sillte libra shqip ne Shqiperi qe atehere ishte nen sundimin turk. Pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise, babai i tij hapi nje librari me libra shqip dhe aty Mitrushi i ri u njoh me krijimet e Naimit, Cajupit, Gramenos, Lumo Skendos, etj.

Shkollen fillore e kreu ne Pogradec me 1919, ndersa me 1921 Kuteli shkoi ne Selanik dhe u regjistrua ne Shkollen Tregtare Rumune. Ishte nje nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqerise “Konstandin Kristoforidhi” te nxenesve shqiptare qe ndiqnin shkollat e Selanikut.

Ne vitin 1928 shkoi ne Rumani dhe u regjistrua ne Akademine e Shkencave te Larta Ekonomike. Ne te njejten kohe ai ndiqte edhe kurse te letersise, kritikes dhe folklorit. Lexonte frengjisht, rumanisht, italisht, latinisht e greqisht. U diplomua me 1931, ndersa me 1934 mori doktoraten ne shkencat bankare e monetare. Gjate qendrimit ne Rumani punoi edhe ni Ministrine e Financave dhe ka qene mjaft i angazhuar ne veprimtarite atdhetare e kulturore te bashkesise shqiptare te Rumanise.

Ne vitin 1942, kohe mjaft e trazuar, u kthye ne Shqiperi dhe pas kapitullimit te Italise punoi ne Banken Kombetare te Shqiperise. Pastaj pati kundershtime me gjermanet dhe u largua ne zonat qe nuk kontrolloheshin prej tyre. Pas perfundimit te luftes dhe pas themelimit te bankes, emerohet anetar i keshillit te pare dhe drejtor i drejtorise qendrore. Gjate ushtrimit te kesaj detyre ai zbatoi disa nga operacionet me te rendesishme financiare te pasluftes, si: vulosjen e monedhave, emetimi i ceqeve monedhe per plotesimin e nevojave te para financiare. Me 1946 dha doreheqje pasi nuk pranoi kursin e kembimit te caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav.

Po ashtu, ai kishte shprehur pakenaqesi per ripushtimin e Kosoves nga forcat jugosllave. Me 16 maj 1947 e arrestojne dhe e denojne si “Armik te popullit” me 5 vjet heqje lirie. Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavine, ate e lirojne me 1949 dhe pastaj punoi si perkthyes.

Vdiq me 4 maj 1967. Mitrush Kuteli eshte autor i dhjeterra permbledhjeve me tregime, kritika e studime letrare. Ka perkthyer me mjeshteri vepra te klasikeve ruse e atyre boteror. Perkthimi i romanit “Shpirtera te vdekur” te Gogolit eshte nje perkthim mjeshteror e mjaft poetik.

E bera kete hyrje ndoshta pak si te gjate vetem per ata lexues te ketij shkrimi qe nuk kane patur rastin per te degjaur apo lexuar dicka me teper per figuren e Mitrush Kutelit. Por qellimi kryesor, ajo qe me ka nxitur per t’i thuruer keta rreshta eshte letra qe Kuteli i ka shkruar bashkeshortes se vet, Efterpi. Kjo leter nuk eshte vetem nje testament, por ne kete leter paraqiten qarte pikepamjet e tij per jeten, filozofia e tij jetesore, qendrmet e tij te larta morale, ndergjegja e larte dhe e paster. Shume eshte shkruar per Kutelin si letrar, shkrimtar e perkthyes, por pak eshte shkruar per te si atdhetar, si nepunes, shembelltyre e sherbestarit te shtetit e te popullit, njeri me vlera e parime te larta e te palekundshme njerezore– asnjehere i komprometuar. Ja si shprehet vete ne kete leter:

“Kam punuar pa interes vetiak, bile kunder interest vetiak. Nuk kam ndjekur kurre pasurimin tim, sepse ky pasurim mund te behej vetem me dy mjete: me vjedhje ( ka njemije e nje menyra vjedhjeje dhe une s’kam perdorur asnjeren) dhe me tratheti, duke u sherbyer te huajve per te grabitur vendin dhe duke marre para per kete sherbim. Zgjodha rrugen e kundert: luften kunder atyre qe donin te grabisnin, atyre qe grabisnin.

Nuk i ndala dot te tera, jo se s’desha, jo se s’kisha interes, po s’munda. Kaq munda, kaq bera. Kunder grabitjeve italiane, kunder grabitjeve gjermane, kunder grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurre rrugen e rehatit vetiak, udhen urte e bute e lugen plolt… Si ish drejtor tri bankash (gjithnje i varfer) di se fitimi i vjeter nuk ngopet me fitim te ri, sic nuk ngopet deti me uje”. Pastaj vazhdon me disa porosi per femijet: “Femijet i porosit ta duan vendin dhe gjuhen tone gjer ne vuajtje. Te mos u shqare zemra kunder Shqiperise as kur do te vuajne pa faj. Atdheu eshte atdhe, bile atehere kur te vret”.

Keshtu veprojne atdhetaret e vertete. Keshtu veprojne ata qe e duan vendin, popullin e vet: sakrifikojne mireqenjen e tyre dhe nuk pasurohen ne kurriz te popullit te varfer. E sot udheheqesit tane, politikanet tane, ata qe jane ne krye te institucioneve tona, partive tona, e bejne te kunderten.

Pozitat e tyre udheheqese  i shfrytezojne per t’u pasuruar ne menyre te paligjshme dhe per kete aspak nuk i bren nderrgjegja, sepse ata nuk kane nderrgjegje. Atyre u mungon atdhedashuria, perkushtimi, ndergjegja, vetedija kombetare. Joshjet dhe lakmite vetjake, vjedhjet, korrupsioni ua kane turbulluar mendjen ua kane verbuar syte. Do t’u kisha thene qe ta ndjekin shembullin e Mitrush Kutelit, pork am frike se nje pjese e mire e tyre nuk e dine se kush eshte ai.

Kjo leter eshte nje krijim i bukur, i fuqiushem i Mitrush Kutelit dhe duhet te lexohet ne oret e mesimit kur flitet per Mitrush Kutelin dhe mund t’u sherbeje nxenesve ne jeten e tyre si nje shembull se si duhet te veproje nje njeri ne jeten e tij private e publike. Mitrush Kuteli edhe pse kishte mundesi te pasurohej per vete, ai kurre nuk e beri kete.

Jetoi ne varferi, vdiq ne varferi, por jetoi me nder e dinjitet dhe vdiq me nder e dinjitet – gjithmone me koken lart, edhe atehere kur shumica qe do te ndodheshin ne poziten e tij ndoshta do ta ulnin koken.

Prandaj, sot e pergjithmone ai do te mbetet nje figure e nderuar kombetare, jo vetem si letrar, pr edhe si njeri atdhetar qe me tere qenjen e tij i sherbeu kombit dhe atdheut.

Philadelphi, 13 shtator, 2016.

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here