SHPËRNDAJE

Carl (Ritter) von Ghega ose në shqip Karl Gega, ishte inxhinieri më i njohur i kohës së tij, i cili ka lindur më 10 janar të vitit 1802 në Venedik.

Ghega ishte me prejardhje shqiptare. Eshtrat e Ghegës  janë vendosur në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).


Carl (Ritter) von Ghega-Karl Gega

Prindërit e Ghegës kishin prejardhje shqiptare, këtë e dëshmon edhe studiuesi e albanologu Robert Elsie, kur thotë se prindërit e Ghegës ishin më prejardhje shqiptare. Edhe studiues të tjerë e pranojnë faktin mbi prejardhjen e Ghegës, shkruan gazetametro.net

Varri Monumental i Karl Ritter von Gega

Karl Ghega studioi në Padova të Italisë, ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Më pas ai studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.

Hekurudha e Semmering-Veper e Karl Geges

Me 22 qershor 1869, Shoqata e Arkitektëve dhe Inxhiniereve austriakë inauguronte në Semmering të Austrisë monumentin kushtuar projektuesit dhe ndërtuesit te hekurudhës më të famshme malore në botë, atij që hodhi poshtë një nga dogmat e shkencës inxhinierike angleze mbi pamundësinë e ndërtimit te hekurudhave malore, dhe, beri te mundur kalimin e një lartësie te pa arritur më parë – rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, Karl Gegës.

Në shenjë nderimi për Ghegën, edhe sot rruga në qytetin austriak Vilach mban emrin e tij.

Ghega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë.

Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit)./gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here