SHPËRNDAJE

Veshjet tradicionale vishen për të shfaqur identitetin kombëtar apo kulturor. Ato përfaqësojnë herë një komb të tërë, e herë një zonë të vogël rajonale nëpër periudha kohore. Kostumet tradicionale janë po aq të ndryshme nëpër botë, sa janë dhe vetë njerëzit që i bartin ato.


Kostumografia apo veshja e një populli gjithmonë është trajtuar si elementi kryesor i kulturës shpirtërore e asaj materiale të një përkatësie etnike. Po ashtu, veshja e një populli është edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes gjatëshekujve.

Gazetametro.net ka bërë një përmbledhje të veshjeve tradicionale si në Kosovë ashtu edhe në trevat tjera shqiptare.

Veshje popullore gruaje- Krahina e Drenicës. Kjo veshje dallon për origjinalitetin e vet si, për nga lënda, qepja, bukuria, gjithashtu edhe për nga funksionaliteti, ornamentika e larmishme etj.

Karakteristikë e veshjës së trevës së Drenicës është se shquhet për elegancë të rregullimit të kokës. Është bartur deri në shek.XX, ndërsa sot bartet në raste solemne.

Veshje popullore gruaje- Krahina e Drenicës

capture

Veshje popullore e burrit- Krahina e Drenicës. Elementi më tipik i kësaj veshje janë tirqit të cilët kanë formën e pantollonave të ngushta prej zhgunit me ngjyrë të kaftë. Është barte deri në shek. XX, e në raste të veçanta edhe sot.

Veshje popullore e burrit- Krahina e Drenicës

ed8db852e2da2c29fc9a0ff8536692b7

Veshje popullore e burrit dhe e gruas- Krahina e Rugovës. Këtë veshje e karakterizon pos motiveve të pasura ornamentike edhe struktura e pasur morfologjike por jo me shmangie të veçorive tipologjike të veshjes. Kjo veshje në vështrimin e pare vizuel, me pasurin e saj që e ka , e në çdo moment ka qenë edhe komunikuese për rrethin, shpreh pjekurin, forcën, tiparet e karakteristikës kombëtare, bujarin e individëve etj.etj. Është barte deri në shek. XX, e në raste solemne edhe sot.

 Veshje popullore e gruas- Krahina e Rugovës

8991195_orig

Rugova ka veshjen e saj tradicionale ku dallime të mëdha hasim tek veshja e grave. Veshja e grave është e mbushur me qëndisma dhe rruaza me ngjyra e simbole të ndryshme. Ajo përbëhet nga këmisha prej pëlhure me mëngë të shkurtra.

Mbi të vishet një fustan i qepur nga 120 pjesë, të bashkuara në një kollan. Mbi këmishë vishet një lloj jeleku i zi i cili quhet “kracë”. Nga qafa deri te beli lëshohet qysteku. Në pjesën e parme vendosen ca shami ndërsa në pjesën e pasme vendoset “pështjellaku” mbi të cilin vendoset “shoka”. Në kokë është shamia e kuqe, nga kyçi i dorës e deri te bërryli janë mëngët e zeza si dhe çorapet po ashtu të zi. Opingat nga lëkura janë të njëjta si për burra ashtu edhe për gra.

Përveç tirqve dhe plisit që i ndeshim kudo tek shqiptarët, karakteristikë e burrave te kësaj treve është shalli i bardhë i cili vendoset ne kokë, i gjatë mbi 3 metra. Shalli vendoset që nga mosha 7 vjeçare e deri sa te vdesin kur edhe shërben për t’i mbuluar. Tirqit vishen me një këmishë, një brez, një jelek(xhamadan) dhe një lloj tunike(xhurdi) te zezë.

Veshje popullore e burrit – Krahina e Rugovës

1472745_orig

Shembuj të tirqve kemi “braies” në Gali, “kilt” në Skoci të cilat të kujtojnë kiloton bavareze.Varësisht nga mosha ndryshon edhe veshja. Kështu, kemi llojin e veshjeve të vajzave, të grave dhe të plakave; veshjet e djemve, të burrave dhe të pleqve.

Tropojë – ( Malësia e Gjakovës) tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren shumë variante veshjesh popullore.Për burrat përdoren veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë të kokës gjysmesferik. Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak të gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdoren në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur në Nikaj-Mertur e në fshatin Rragam e Valbone.

Veshja e vajzave përbehet : këmishe brej beze, e bardhe, e thjështë, me mangë të gjata e kamcuar në zoge te dorës deri poshtë gjunit dhe pa zbukurime.

Veshje popullore e grave – Tropojë

m

Edhe veshja e Hasit nuk është shumë më ndryshe krahasuar me veshjen e rajonit të Gjakovës dhe të Pejës. Dhe se ajo nuk përbën shumëndryshime në strukturën e veshjes.

Veshja e grave të Hasit, duke mos përzier Malësinë e Gjakovës, paraqet një variant të veçantë dhe tipologjikisht i takon veshjes me këmishë të gjatë e një dy futa. Këtu pështjellakët s’janë të zymtë, porkryesisht të ndritshëm të kuq. Të pasmin e quajnë “pshtallak”, kurse të përparmin “kanac” e “bohçe”.’

Veshja e grave të Hasit

9374549_orig

Veshja e burrave te Hasit ka pak ndryeshime me veshjet e Malsise Gjakoves dhe te Dugagjinit ku perbehen me jelek te kuq dhe tirq me gajtane, opinga te qepura me pej , kapuq te bardhe me maje , shoke (brez) dhe shami te kuqe te mbeshtjell rreth kapuqit e qafes etj.

Veshja e burrave të Hasit

133308_orig

Veshja e katundit, kostum i rrafshit të Dukagjinit për burra dhe për gra.

Veshja e gruas – Rrafsh i Dukagjinit 8346456_orig-1
 Veshja e burrave – Rrafshi i Dukagjinit
5402041_orig

Vlorë – Veshjet e traditës kanë elementët dallues që lidhen veç të tjerash me karakteristikat e terrenit, trevave, klimën etj. “Në vendet malore me klimë të ftohtë dhe me blegtori të zhvilluar, veshjet popullore në pjesën më të madhe prej tyre, bëheshin prej leshi. Në ndonjë zonë të veçantë të Lumit të Vlorës, përdoreshin edhe liri, si dhe gjeshtra për veshje e shtroje”, thotë Feti Brahimi, rapsod i njohur dhe drejtues i grupit folklorik të Lapardhasë.

Veshja më e vjetër e gruas labe është ajo me fustan. Sipas studiuesit Sejmen Gjokoli, një veshje e mëvonshme kanë qenë edhe çitjanet, gjë që përbën një element krejtësisht të ndryshëm nga veshja e vjetër tradicionale e lidhur kjo me ndikimet në momente të ndryshme historike.

Ai nënvizon se veshja e burrave ka më tepër elementë të origjinalitetit, ku më e vjetra është ajo me këmishë të gjatë, me fustanellë e tirqe kofshore, me poture e tirqe gjunjare, veshje me qillota. Pjesë e kostumeve dhe veshjeve popullore janë edhe opinga e lopës, këpucët me profka, opinga me shollë të rregjur, opinga me xhufka, si edhe qylafi i bardhë me thumb në majë.

Veshjet tradicionale të burrave dhe grave në Vlorë
traditat-dhe-zakonet-shqiptare-te-paqyruara-ne-krijimtarine-popullore-17-638

Dibër– Kostumet  popullore të grave, më i përhapuri ka qënë veshja, që mbahet  nga fshatrat në të majtë të Drinit te  Zi. Kostumi popullor i gruas të këtyre fshatrave përbëhej prej:rizës, këmishës së gjatë ose të shkurtër prej pambuku, pështamallit, xhamadanit pa mëngë, mbathje të gjata të bardha pambuku,brezi disa ngjyrësh, çorape  leshi, opingave prej lëkure lope më gjalma leshi dhe xhupës prej shajaku me ngjyrë të bardhë e të qëndisur bukur në shpinë dhe gjoks.Katolikët e Lurës qëndisin dhe kryqin në shpinë të xhupës.

Veshjet tradicionale të grave në Dibër

12508940_1006180766112222_1342564067889640387_n

Kostumet e burrave përbëhen prej qeleshës së bardhë rashtake, këmishës së bardhë prej pambuku me mëngë të rrudhura te kyçi i dorës,jeleku ose xhamadani të zbukuruar me gajtana të zi,mitani,mbathjet e gjata prej pambuku, tirqit, brezit të leshit i zbukuruar me disa ngjyra, çorape leshi, opinga prej lëkure lope me gjalma, lidhëse leshi dhe koprania e gjatë deri poshtë belit, e pajisur me një jakë të madhe,e cila mund të formohet lehtë një kapuç, për të mbrojtur kokën nga shiu. Deri në vitin 1912 burrat kanë përdorur dollamat dhe fustanellin.

Veshjet tradicionale të burrave në Dibër

12509538_1006180396112259_3236190285902030101_n

veshje-popullore-3-638

Vëmendje e veçantë në Maqedoni është avansimi për hartimin dhe dekorimin e rrobave të tyre, në mënyrë që kostumet kombëtare dhe stolitë të jenë më ekspresive dhe shembuj më të shumtë të krijimtarisë tradicionale të maqedonasve.

Kostumet kombëtare në Maqedoni (të krijuara gjatë një periudhe të gjatë kohore), kanë qenë të ruajtura gjurmët e ndikimeve të vjetra kulturore, dhe në mënyrën e tyre të zhvillimit përshtaten me elementet e Ballkanit të vjetër, sllave dhe kulturës orientale.

Qëndisje dekorative maqedonase, karakteristike në format, teknikisht komplekse dhe të ngjyrave piktoresk kanë dhënë shprehje të veçantë dhe dallim ndaj kostumeve kombëtare. Kostumet e grave janë veçanërisht dekorative, dhe janë bartës kryesor i këtij lloji të krijimit tradicional artistik. Qëndisja nuk është vetëm një shprehje artistike por element thelbësor me karakteristikë të kostumeve të rajoneve të ndryshme. E gjithë kjo është një trashëgimi historike që e bën Maqedoninë krenare./gazetametro.net

Veshjet tradicionale grave në Maqedoni

traditional_clothes

(Disa nga burimet: Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës)

BALLINA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here