SHPËRNDAJE

Pasi ishte detyruar të ikte dy herë nga vendi i saj për shkak të luftërave, Donika Castriot, gruaja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, i jetoi vitet e fundit të jetës së saj në Valencia të Spanjës, ku edhe është e varrosur.


Donika, gruaja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, kishte përdorur miqësinë e saj me pushtetarët e Mbretërisë së Napolit për të ikur nga Shqipëria dhe pushtuesit osmanë, pas vdekjes së komandantit suprem të shqiptarëve, transmeton Gazeta Metro.

Daniel Benito Gaerlich, profesor i historisë së artit në Universitetin e Valencias në Spanjë, tregon për rrugëtimin e Donikës apo Andronikës, emrin me të cilin njihet në shumë libra historikë. Sipas tij, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, shumë liderë të ranguar lartë në shoqërinë shqiptare, u detyruan të strehohen në Napoli, shkruan BIRN.

Aleati i Skënderbeut, mbreti Ferdinand, kishte ofruar mbrojtje nga otomanët për princeshën Donika, gruan e princit shqiptar. “Donika u detyrua të kërkonte strehim në Gjykatën e Napolit. Atje, ajo mbante miqësi të fortë me gruan e mbretit të Napolit, Juana Aragona, si dhe me motrën e tij”, thotë Gaerlich.

Në Napoli ajo kishte jetuar për disa vite dhe ishte respektuar shumë, por shpejt iu desh të kërkonte azil në Valencia, ku vdiq dhe me shumë gjasë u varros”, thotë Gaelich, teksa qëndron në manastirin ‘Trinia e Shenjtë’ në Valencia të Spanjës, aty ku thuhet të jetë varrosur princesha shqiptare. “Ajo erdhi në Valencia nga Napoli rreth vitit 1501, e shoqëruar me një djalë 15 vjeçar me emrin Alonso Castrioti, i cili ka gjasa të ketë qenë nipi i saj”.

Rreth fatit të Alonsos ekzistojnë dy teori. Sipas historianëve, djali kishte vdekur nga një aksident ku pësoi lëndime të rënda, ndërkohë teoria tjetër thotë se ai vdiq në një dyluftim kalorësish. E sigurt është që ai është i varrosur në manastirin e Trinisë së Shenjtë në Valencia, ashtu si gruaja e Skënderbeut.

Juana nga Aragoni, gruaja e dytë e mbretit Ferdinand, para se të vdiste kishte përfshirë një dëshirë të fundit në testamentin e saj. Ajo donte që trupi i Donikës, pas vdekjes së saj të dërgohet prapa në Napoli, porosi kjo që nuk u krye asnjëherë. /gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here