SHPËRNDAJE

Nga Paul Stronski & Richard Sokolsky “Carnegieendowment.org”/

Që nga viti 2012, Rusia ka ndërmarrë një fushatë të sofistikuar, me burime të mjaftueshme dhe deri më tani të suksesshme, për të zgjeruar ndikimin e saj global, në kurriz të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore.

Moska ka ndjekur një sërë objektivash, të tilla si shkatërrimi i demokracisë dhe minimi i rendit ndërkombëtar liberal të udhëhequr nga SHBA-ja, veçanërisht në vendet me një ndikim tradicional amerikan; përçarjen e institucioneve perëndimore politike dhe të sigurisë; duke dëshmuar rikthimin e Rusisë si një superfuqi globale; forcuar legjitimitetin e brendshëm të Vladimir Putinit; dhe promovuar interesat tregtare, ushtarake dhe energjetike ruse.

Përtej përpjekjeve të Moskës, për të ruajtur ndikimin e saj mbi shtetet post-sovjetike, dhe për të dobësuar mbështetjen institucionale të BE dhe NATO-s, Moska ka synuar gjithashtu të rivendosë dhe zgjerojë praninë e saj në rajonet ku ka pasur një ndikim më të madh gjatë Luftës së Ftohtë, duke përfshirë Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugperëndimore.

Ballkani është i rëndësishëm për Kremlinin Moskën për disa arsye – qasja në Detin Mesdhe, potenciali i rajonit si një kanal për eksportet e energjisë ruse, që mund të anashkalojë vendet e tjera të trazuara të transitit, një arenë ku Rusia ka tentuar të ndalojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së dhe një zonë e dobësisë për Perëndimin, duke pasur parasysh përpjekjet e papërfunduara të rajonit për pajtimin dhe rindërtim pas Luftërave Jugosllave.

Moska ka krijuar një rrjet të gjerë instrumentesh të buta dhe të ashpra në Ballkan, duke përfshirë diplomacinë tradicionale, mjetet informative dhe kulturore, levat ekonomike dhe mjetet e fshehta. Ballkani, përfaqëson një mjedis të pasur për qëllimet e Rusisë, për shkak të trashëgimisë së komplikuar të rajonit dhe lidhjeve të ndryshme kulturore, fetare dhe etnike.

Rajoni i jep Moskës një mundësi unike për të zgjeruar ndikimin e saj, duke shfrytëzuar biznesin e papërfunduar të rindërtimit, pas luftërave shkatërruese të viteve 1990.

Kremlini ka dy avantazhe të rëndësishme të ndërlidhura, që e vendosin në një pozicion të mirë për të realizuar këtë ndikim – historinë e gjatë të përfshirjes së Rusisë në të kaluarën e turbullt të rajonit, në mbështetje të sllavëve dhe besimin i përbashkët kristiano-ortodoks.

Për shembull, Putini vizitoi një manastir ortodoks në malin Athos në Greqi në vitin 2016, priftërinjtë malazezë ortodoksë janë angazhuar në fushatën kundër NATO-s, dhe funksionarët e Kishës Ortodokse Ruse kanë kurorëzuar homologët e tyre ortodoksë serbë.

Serbia – me trashëgiminë e saj konfliktuale post-jugosllave, politikat komplekse dhe aspiratat për t’iu bashkuar BE-së – është shënjestra më e madhe, por jo e vetmja, e përpjekjeve potenciale ruse për të mbështetur ndikimin e saj në Ballkan.

Ndërkohë, Bosnja ka një balancë të brendshme delikate, dhe është ndoshta vendi më i prekshëm ku ndërhyrja, ruse mund të shkaktojë më shumë dëme.

Moska ka garantuar mbështetje financiare dhe diplomatike për udhëheqësin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, duke përfshirë mbështetje për referendumin e tij të diskutueshëm të pavarësisë të mbajtur në vitin 2016.

Rusia, duket se qëndron edhe pas përpjekjeve për të ndezur tensionet mes udhëheqësve politikë etnikë kroatë dhe boshnjakë në vend.

Republika e vogël e Malit të Zi, u shfaq gjithashtu si një objektiv kyç, në dritën e përpjekjeve ruse, në analizë të fundit të pasuksesshme, për të penguar anëtarësimin e saj në NATO.

Në një lëvizje jashtëzakonisht të guximshme, një grup rusësh, serbësh dhe malazezësh u përpoqën të kryenin një grusht shteti kundër qeverisë së kryeministrit të atëhershëm, Milo Gjukanoviç.

Grushti i shtetit dështoi, por episodi tregoi përmasën në të cilën Moska është e përgatitur të ndërhyrë dhe garuar me Perëndimin për ndikim në Ballkan, si dhe për të sinjalizuar pakënaqësinë e saj lidhur me zgjerimin e NATO-s dhe BE-së atje.

Ndërsa NATO e ka rritur praninë ushtarake në krahun lindor të aleancës, veprimet e Rusisë në Ballkan, nënvizojnë nevojën që aleanca të shtojë inteligjencën, dhe shkëmbimin e informacionit rreth qëllimeve dhe aktiviteteve të Rusisë në rajon.

Edhe pse performanca e dobët ekonomike e Rusisë, e ka kufizuar aftësinë e saj për të përdorur kartën ekonomike në marrëdhëniet e saj me Ballkanin, ajo e ka përdorur energjinë si një instrument politik.

Në Greqi, Moska përdori një marrëveshje për tubacionin e gazit dhe premtimet e paqarta për ndihmë financiare, për të rritur ndikimin e saj në një vend që po përpiqej të menaxhonte barrën e madhe të borxhit.

Edhe në Serbi, Moska është mbështetur në diplomacinë e saj të tubacioneve të gazit për të shfaqur tërheqjen e saj ekonomike, dhe për të penguar fushatën e BE-së që kundërshtonte projektin e tubacionit rus atje.

Aktivizimi global në rritje i Rusisë, përbën një sfidë të madhe për rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe për shtyllat kryesore që e mbështesin atë.

Kriza aktuale politike në Shtetet e Bashkuara, lë një administratë të dobësuar të Donald Trump, e cila nuk është në gjendje të udhëheqë si duhet agjendat të avancuara të politikave të huaja apo atyre të brendshme.

Në shumicën e rasteve të ndërhyrjes ruse në sistemet politike dhe institucionet e vendeve demokratike, SHBA dhe aleatët e saj duhet të ekspozojnë publikisht aktivitetet ruse, dhe ta denoncojnë Moskën për mjetet specifike subversive që ajo përdor.

Reagimet më të ashpra dhe më agresive ndaj aktiviteteve globale të Rusisë, duhet të zbatohen vetëm kur veprimet e Kremlinit të kërcënojnë interesat e rëndësishme të SHBA-së dhe aleatëve, dhe kur Uashingtoni të ketë mjete realiste, praktike dhe të qëndrueshme për të penguar ambiciet ruse, pa e bërë edhe më të keqe një situatë të caktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here