SHPËRNDAJE

Rasti i 23-vjeçarit shqiptar Florenc Beqiraj i cili u dhunua pa mëshirë në burgun e Marsejës në Francë ka tronditur shqiptarët kudo që ndodhen, shumica e të cilëve nuk kanë nguruar të ofrojnë ndihmën e tyre.

Vetëm dy ditë para të kthehej në Shqipëri, i riu është masakruar barbarisht në qelinë e tij të burgut, duke kaluar në vdekje klinike.

Shkodrani ka plagë të forta dhune në krahë dhe një shenjë të madhe rreth qafës, që të jep përshtypjen sikur e kanë lidhur me litar.

Por në mesin e kësaj ngjarjeje të rëndë, më të shokuarit janë familjarët e Florencit, që po shohin dita-ditës djalin e tyre tek lufton për “pakëz” jetë.

Motra e tij ka kontaktuar redaksinë e “JOQ.al” për të dhënë detaje të reja mbi gjendjen e  Florencit por edhe për të bërë një apel të rëndësishëm shqiptarëve kudo që ndodhen.

Në një mesazh të ndjerë, ajo shprehet se:

Ne kemi hapur një llogari bankare për këdo që do të ndihmojë Florencin.

Do doja ti bënit sa më shumë  share që ta shohin emigrantët apo kushdo që do të shpëtojë vëllain tim.”

25520955_1742632712456336_1341195403_o-1

Motra e shkodranit bën të ditur se i ati ka shkuar sërish në Francë për të qëndruar pranë të birit që po lufton me vdekjen.

E pyetur nga gazetarët e redaksisë së “JOQ.al” se cfarë do të bëjnë nëse mjekët francezë kërkojmë shkëputjen e tubave, ajo na jep përgjigjen që na “ngrohu zemrën”.

“Normalisht që jo!”

Florenci kishte 3 vite që ndodhej në Francë dhe kishte nisur procedurat për të përfituar azilin. Ai madje punonte edhe si kamarier në një lokal në Marsejë.

I riu ka qëndruar në paraburgim për 30 ditë, më shumë se afati i lejuar dhe për dy ditë do të rikthehej në Shqipëri, por fati duket se i punoi një rreng mjaft të hidhur.

1-62

25443035_1552540381482013_5056514555206564819_n-11-6225443035_1552540381482013_5056514555206564819_n-1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here