SHPËRNDAJE

Futbolli është një sport shumë i dashur, por ka vende ku të tjerët rriten me ëndrra të tjera. Në Bulqizë madje rrezikojnë duke gërmuar në galeritë e braktisura të minierave të kromit.

Por së fundmi duket se diçka do të ndryshojë dhe kjo nëpërmjet futbollit. Biznesmeni më i pasur në Shqipëri, Samir Mane, një ndër njerëzit më të pasur në rajon, ka vendosur të investojë në këtë qytet dhe t’u dhurojë pak gëzim qytetarëve të harruar të kësaj krahine.

Një ekip futbolli do u hiqte pak nga streset e përditshmërisë së tyre. Mane, sikurse shkruan “Sport Ekspres”, veç një ekipi rivalizues meshkujsh, do të ngrejë nga e para edhe një ekip femrash.

Vite më parë Bulqiza kishte një ekip meshkujsh që garonte në Kategorinë e Tretë dhe tashmë do të rikthehet sërish në skenë pas tri vitesh, por me të tjera pretendime.

Mane do të asistojë edhe në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme që duhet për një ekip futbolli dhe nëse ambiciet e tij do të jenë të mëdha, nuk do të ishte habi që Bulqiza t’i shtohej hartës së ekipeve më të mira në vend. Paratë nuk mungojnë, por gjithçka verat nga biznesmeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here