SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Këta janë hundëzakët, banorë të një lugine majë malesh, 2500 metra mbi nivelin e detit, aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina. Ata flasin sanskritisht, sot e mija vjet, e kjo gjuhë në fakt nuk është gjë tjetër përveçse gjuha antike pellazgo-iliro-shqiptare. Këta djem të vegjël, që duken si djemtë e fshatrave tona të thella malore, janë banorë të Hundëzës, dhe trashëgimtarë të padiskutueshëm të Lekës së Madh.

Ishte një reportazh për një grup të vogël njerëzish që ende jetojnë në Azi; hundëzakët e kalashët që fëmijët e tyre ende lindin leshkuq.
Ata janë trashëgimtarët e Lekës së Madh dhe ushtarëve të tij që edhe pas 2300 viteve, identifikohen si të tillë edhe nga vendorët, por edhe nga shkenca e historisë.

Sot, me të madhe kërkohet të dihet se si dukeshin flokët e Lekës së Madh: What Color Was Alexander the Great’s Hair? Literatura është e shumtë, ato studime që e vërtetojnë që edhe Leka i Madh ishte i llojit të të parëve tanë; lëkurë-bardhë dhe leshkuq.

Eliiani ishte mësues retorik romak nga shek i dytë në të tretin para Kr. i cili ka shkruar në greqisht (greqisht?). Vepra e tij më e rëndësishme ishte Varia Historia (Ποικίλη Ἱστορία), në të cilën e shkruan se flokët e Lekës së madh ishin të verdhë”. Alexander Son of Philip was of a neglectful handsomness: For his Hair curled naturally, and was yellow; yet they say there was something stern in his countenance”.

Pseudo-Callisthenes i përshkruan flokët e Lekës si “ngjyra e luanit” ( Alexander’s hair “lion-colored); flokët si të luanit dhe sytë e kaltër (“For he had the hair of a lion and one eye was blue”).

Plutarku shkruan që Leka i Madh i kishte flokët e verdhë dhe jo aq të kuq (Plutarch on Alexander the Great’s Appearance).

Plutarch and Thukidides i përshkruan Moloset si leshkuq. Në një shkrim të tyre lexon këtë: “Të gjitha paraqitjet e Aleksandrit të Madh janë me flokë të verdhë, të cilët – flokët pra, ishin të rrallë për grekët e vjetër (Most representations of Alexander the Great show him as having blonde hair, which being rare in ancient Greece and Macedonia is still possible.

Kur u gjet një varrezë e vjetër, lindi pyetja: A ishte varri i Aleksandërit të Madh, mbretit sykaltër dhe leshkuq. Eshtrat e gjetura ishin nga shek. i 4 -të para Kr.., analizat tregonin që eshtrat i takonin një burri me trup të madh dhe lëkurë të zbehtë. Ndoshta ishin eshtrat e ndonjë gjenerali të tij,

Shkencëtarët me të madhe po punojnë që të gjejnë figurën e vërtetë të Lekës së Madh, pamjen e tij, sytë, lëkurën dhe flokët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here