SHPËRNDAJE

I pari arkeolog shqiptar ishte atë Shtjefën Gjeçovi i cili një periudhë të gjatë të punës së tij si arkeolog e kaloi në Laç të Kurbinit. Por kjo nuk ishte e gjitha. Madje kjo ishte një pjesë e vogël e punës së tij shumëvjeçare e cila e ktheu atë në një ndër njerëzit që lëvizi më shumë nëpër Shqipëri në kërkim të objekteve antike.

Në librin “Françeskanët e Mëdhaj” atë Zef Pllumi tregon diçka shumë interesante në lidhje me atin e madh, Shtjefën Gjeçovi i cili nuk mbante një ditar si të gjithë studiuesit e tjerë. Ditari i tij ishte një objekt i cili tani ruhet në Muzeun e Shkodrës:

Shifeni këtë relike të Gjeçovit që sot ruhet në Muzeun e Shkodrës. Asht shkopi që e shoqnoi gjithkund. E ka gdhendun ai vetë në dru bushi. Shifeni me kujdes se si ndër zgavrat e gdhenduna ai ka shkrue për të gjitha vendet radhazi, ku i shkeli kamba. Mund të thuhet pa dyshim që kurrnji udhëtar i shkencës nuk e përshkoi mbarë Shqipninë që nga Veriu deri në Jug ma shumë se ai.

Koka e shkopit të atë Shtjefën Gjeçovit
Shkopi i atë Shtjefën Gjeçovit punuar nga vetë ai

/konica.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here