SHPËRNDAJE

Nuk ka asnje dyshim se kushdo qe ka lexuar sado pak mbi Operacionet sekrete anglo-amerikan kunder Enver Hoxhes do te pergjigjej se tradhetari I tyre ishte Kim Filbi.

Kim Filbi nje prej agjenteve me te famshem te shek 20, I portretizuar ne qindra libra dhe disa filma te Hollywood eshte ende sot simboli i Tradhetise se Madhe. Roli I Filbit ne keto Operacione eshte analizuar nga shume analiste te fushes dhe ne vecanti nga Lord Bethel ne librin e tij te njohur.

Megjithate ne disa botime te ndryshme te analisteve te huaj te historise se Sherbimeve Sekrete roli I Kim Filbit eshte vene ne pikepyetje. Megjithese opinione jo dominuese ne kete debat, keta analiste kane mbeshtetur faktin se roli I Kim Filbit  ne keto Operacione eshte I egzagjeruar. Duhet theksuar se Kim Filbi per sovjetiket ishte nje nga agjentet me te rendesishem ne gjirin e Sherbimeve Perendimore.

Nga te gjithe oficeret e kohes Filbi parashikohej si kreu I ardhshem I MI6 britanik. Ky parashikim sigurisht qe njihej nga sovjetiket dhe per cfare do arsye ata nuk deshironin qe aseti I tyre me I rendesishem te kompromentohej.  Megjithese vete Kim Filbi ne librin e tij autobiorafik “My Silent War”  Lufta ime e heshtur, thekson se ishte ai qe I tradhetoi Operacionet anglo amerikane kunder Shqiperise deshmia e tij duhet marre me shume rezerva.

Duke pasur mundesine e studimit te arkivave te Deklasifikuara anglo- amerikane mbi keto Operacione, mendoj se roli I Kim Filbit duhet rishikuar ne optiken e fakteve te reja. Personalisht mendoj se ka disa arsye qe roli I Filbi te jete egzagjeruar por ajo me e rendesishmja eshte se Sherbimet e huaja kerkonin nje shkak per te perligjur humbjen e tyre spektakolare ndaj nje sherbimi gati te panjohur si Sherbimi Shqiptar. Dihet tashme se Kim Filbi deri ne 1949  ishte ne nje pozicion shume te rendesishem per te njohur mjaft mire Operacionet VALUABLE dhe BGFIEND. Si personi kyc I MI6 britanik qe kordinonte punet me amerikanet Filbi dinte mbi platformen e ketyre Operacioneve. Por Filbi ne 1950 si rezultat I dyshimeve nga ana e agjenteve te FBI u debua nga Amerikanet. Per nje periudhe te gjate kohe ai u mbajt nen mbikqyrje nga britaniket I mbyllur ne apartamentin e tij ne Londer. Per kete arsye eshte e pa mundur qe Filbi te kishte dijeni mbi planet operacionale kunder Shqiperise pas kesaj date. Persa I perket  detajet operative  te Misioneve ato  ishin eskluzivisht ne doren e oficereve te terrenit te cilet drejtonin Operacionet ne kufirin me Greqine.  Per kete arsye Filbi nuk ka pasur asnje mundesi informacioni edhe kur ishte ne Washington.  I te njejtit mendim eshte Mike Burke ish oficer I CIA-s I angazhuar ne Operacionet Shqiptare ne Athine dhe Rome. Burke nje personazh I njohur ne fundin e karrieres se tij interesante ka lene deshmi per keto Operacione. Ai kundershton kategorikisht idene se Filbi kishte dijeni mbi detajet operacionale. Burke thote se keto detaje kontrolloheshin nga Zyra ne terren dhe oficeret pergjegjes te grupit. Ne protokollin e CIA-s ishte jo normale qe Washingtoni te njoftohej per cdo date  apo ndryshim date dhe sektori.

Deshmitari I vetem I pales shqiptare qe ka lene kujtimet e tija me shkrim mbi keto Operacione, Oficeri  Pilo Shanto ndan te njejtin kendveshtrim mbi rolin e Filbit. Ai deshmon se rezultati I Sherbimit Shqiptar ka qene bazuar ne Operacionet e nderlikuara qe ky sherbim kreu gjate kesaj periudhe.  Deshmia e tij sigurisht qe duhet marre ne konsiderate.

Atehere lind pyetja. Kush I tradhetoir MIsionet Shqiptare?

Deri me sot askush nga historianet e kesaj fushe nuk ka mundur te sjelle argumenta bindese per te mbeshtetur kendveshtrimin e tij ne rolin e Kim Filbit.  Ne pergjithese historianet e Sherbimeve Perendimore kane mbeshtetur tezen e Filbit dhe ne kete menyre kane mbyllur nje sere Dosjesh te cilat mund te tregonin arsyet e verteta te deshtimit te Operacioneve. Duke pasur nje ‘koke turku” per te fajesuar keto Operacione nuk jane gjykuar me vertetesi dhe pa anshmeri nga historia.  Nga pala sovjetike sigurisht roli I Filbit nuk u kundershtua kurre. Perse Sovjetiket rane dakort me Perendimoret per te pasur Filbin si aktorin kryesor te ketyre deshtimeve?  A mos valle Sovjetiket ne kete menyre mbronin rrjete te tjera agjenturore te cilat nuk dihen ende edhe sot?     Kush valle ishte ne dijeni te detajeve Operacionale te misioneve qe dergoheshin ne Shqiperi? Perse Sigurimi shqiptar dinte oren dhe vendin e sakte te kalimit te nje sere grupesh te zbulimit anglo amerikan?  Si eshte e mundur qe detaje te tilla te diheshin me kaq siguri?  A kishte dijeni valle Kim Filbi tashme I larguar nga Sherbimi Sekret Britanik dhe I mbyllur ne shtepine tij ne Londer se grupet shqiptare kalonin ne sektore te caktuara dhe ne ore te caktuara?  Me cfare lajmeronte Filbi nga Londra per shefat e tij ne Moske dhe me cfare shpejtesie operacionale ky informacion vinte ne Tirane per te pasur efektin e duhur?  Ne se analizojme te gjitha keto pyetje ne menyre te ftohte kuptohet qarte se Filbi e ka pasur te pamundur te jete efektiv aq me teper pas dyshimeve te medha qe binin mbi te.

Per kete arsye arsye e verteta e deshtimit te Misioneve kunder Hoxhes duhen pare me thelle.  Dokumenti I botuar sot per here te pare eshte deshmia me interesante deri me sot per te hapur edhe nje here kete debat. Nga ky dokument I hartuar nga Zyra e Cia-s ne Athine per here te pare shikojme mundesine e nje analize me te thelle ne shkaqet e deshtimeve anglo amerikane.  Ky Dokument verteton me saktesi se ne fakt detajet Operacionale te grupeve te Infiltruara ne Shqiperi beheshin ne kordinim me Sherbimin Sekret Grek. Oficeret e ketij Sherbimi kishin dijeni mbi cdo grup mbi cdo sektor dhe mbi cdo date qe kryheshin infiltrime.  Per kete arsye lind pyetje mjaft logjike. A mundet qe Sherbimi shqiptar te kishte penetruar ne thellesi te zbulimit Grek?  A mos valle detajet e Operacioneve furnizoheshin nga agjentet greke simpatizante te komunizmit?  Nje pyetje kjo qe mund te sqarohet nga historianet greke ne se analizojne emrat e oficereve te Sherbimit Grek te perfshire ne keto Operacione.  Dyshimi mbi nje mundesi te tille vjen edhe pas deshmise se Gjeneral majorit Sovjetik Oleg Kalugin ish Shef I Kunderzbulimit te KGB Gjenerali Kalugin ne nje interviste per autorin e ketij shkrimi  deklaroi se “KGB sovjetike e kishte penetruar Sherbimin Sekret Grek ne nivelet me te larta”  ne se kjo deshmi eshte e vertete atehere ka shume mundesi qe detajet e Operacioneve Shqiptare furnizoheshin nga sovjetiket nepermjet burimeve te tyre greke. Ne kete menyre ata jo vetem qe luaninn nje rol te dores se pare ne shkaterrimin e grupeve shqiptare por ruanin rrjetin e tyre ne sherbimin amerikan dhe britanik.

Eshte viti 1950 dhe Operacionet Klandestine anglo-amerikane per rrezimin e Hoxhes kane mbi nje vit qe kane filluar. Grupet e para guerrile tashme kane hyre ne territorin shqiptar. Te trajnuar ne Malte keto grupe qe operonin nen emrin e Komitetit Shqiperia e Lire ishin  shpresa e vetme qe britaniket kishin per nje rrebelim kunder Qeverise Hoxha. Situata politike rajonale ishte ne favorin e planeve anglo amerikane pasi Jugosllavia e Tito-s deshironte nje Shqiperi pa Hoxhen. Sovjetiket akoma nuk kishin vendosur se cfare hapash do te merrnin kunder Jugosllavise. Edhe pse Stalini po konsideronte nje nderhyrje te mundshme ne Jugosllavi ai I druhej nje prishje te ekulibrave te vendosur pas Luftes me Bllokun Perendimor. Analistet e Zbulimeve perendimore mendonin se Sovjetiket nuk do te hynin ne lufte per nje vend te vogel malor. Nje vend I varfer larg bashkimit Sovjetik dhe tashme ne armiqesi te hapur me Jugosllavet, Shqiperia e Hoxhes mund te rrezohej pa shume mundim. Kishin kaluar vetem 6 vjet dhe ishte e pa mundur per  shqiptaret ne krye te vendit qe te perballonin Sherbimet Sekrete me te rendesishme te Bllokut perendimot.  Per kete arsye Operacionet Klandestine ne Shqiperi  konsideroheshin si nje rast I arte per te provuar teorine se  keto Operacione mund te  sillnin ndryshimin  e rregjimit. JO me kot te tilla Operacione u organizuan ne nje sere vendesh komuniste dhe me vone ne Kuben e Kastros. Por mund te thuhet me bindje se Operacionet Klandestine ne Shqiperi ishin fillimi I nje kapitulli te ri te Luftes se Sherbimeve Sekrete te te dyja kampeve.  Edhe pse KGB sovjetike akoma nuk ishte perfshire gjeresisht ne Operacionet Shqiptare perseri Shqiperia e vogel   po perplaste emrat me te famshem te  Inteligjences ne te dyja anet e vijes ideologjike. E megjithate ne shume analiza dhe shkrime mbi kete periudhe eshte nenvleresuar roli I Sherbimit Sekret Shqiptar.  HIstorianet gjithmone kane folur mbi rolin e Kim Filbit apo te oficereve sovjetike ne deshtimin e madh anglo amerikan. Ky perfundim  ndoshta se shqiptaret vete nuk I treguan kurre  sekretet e tyre apo si gjithmone  shqiptaret  nuk ishin asnje here te zotet per te  shkruar historine e tyre. Duke ja u lene ne dore te tjereve per ta shkruar  ate edhe sot historianet perendimore nuk dine saktesisht se cfare arriti te bente Sherbimi Inteligjent Shqiptar ne ate kohe.

Dokumentat qe sjellim sot per botim jane nje copeze e vogel informacioni mbi ate qe Sherbimi Inteligjent Shqiptar po bente kunder Operacioneve Amerikane. Ne nje telegram te shkurter me shifer amerikanet njoftojne se nje ekip I Sigurimit Shqiptar ishte derguar ne Rome per te likujduar kreret e Komitetit Shqiperia e Lire. Duke pasur parasysh qe ne kete periudhe nuk ka pasur vrasje te bujshme ne rradhet e mergates Shqiptare duket se ku Mision Sekret I interceptuar nga amerikane ka deshtuar. Megjithate te bie ne sy fakti se Sherbimi Sekret Shqiptar ka pasur mundesi qe te organizojne nje Operacion kaq delikat sa planifikimi I eliminimit te kundershtareve politike ne Rome. Se kush kane qene oficeret e derguar me kete Misioni fatkqesesisht deri tani nuk del ne dokumentat amerikane.

Nderkohe ne Dokumentin e dyte del ne pah nje ngjarje e panjohur me pare dhe veshur me shume mister . Duket se agjentet  amerikanet gjate monitorimit te legates Shqiptare kane interceptuar komunikimin e nje diplomati shqiptar me nje personalitet te njohur te Mergates se Romes. Nuci Kota djali I ish Kryeministrit shqiptar Koco Kota. Se cfare marrdheniesh kane pasur te dy keta personazhe dhe a eshte tentuar rekrutimi I NUci KOtes nga Sherimi Inteligjent Shqiptar kjo mund te dale nga dokumentat e Arkivit Shqiptar. Por fakti me me shume interes per  te kuptuar Operacionet e Inteligjences Shqiptare eshte emri I Sotir Kozmos.  Sipas ketij dokumenti te botuar sot amerikanet kishin interceptuar aktivitetin e Sotir Kozmos dhe ishin te bindur se ai ishte nje agjent I Inteligjences shqiptare. Memorandum mbi aktivitetin e ketij agjenti shqiptar fatkeqesisht nuk eshte ende I deklasifikuar nga Arkivi perkates. Po cfare interesi ka per keto Operacione  emri I Sotir KOzmos?

Sotir Kozmo dhe jeta e tij ne Rome  jane mbeshtjelle me nje mjergull misteri. Ai u gjet  I vdekur nje mengjez ne brigjet e Lumit Tiber. Zyrtarisht u shpall I mbytur por autoritetet italiane nuk kane leshuar ndonje document zyrtar (te pakten deri me tani nuk gjendet nje e tille) mbi shkaqet e verteta te vdekjes se Profesor Sotir Kozmo. Prof.Kozmo ne fakt eshte nje emer I njohur I muzikes shqiptare. I diplomuar ne KOnservatorin e Arteve te Bukura ne BUkuresht ai sherbeu per vite me rradhe ne Liceun e Korces. I njohur si n e mjeshter I muzikes ai njihej si perkrahes I jetes kulturore Korcare duke drejtuar edhe grupin muzikor te Korces I cili me vone beri nje emer te madh ne muziken shqiptare. Spikates I talenteve muzikore ai mbeshtet nje sere emrash te njohur artistesh te kohes si tefta Tashko Koco. Cuditerisht edhe pse zyrtarisht I arratisur dhe pjese e Mergates Politike Shqiptare permendet ne kujtimet e Enver Hoxhes me respekt.  Ai ka qene Profesor ne te njejten kohe kur edhe Enver Hoxha jepte mesim ne Liceun e Korces pra e njihte personalisht ate.  Kompozitor, dirigjent dhe drejtues muzike prof. Kozmo pas luftes gjendet papritmas ne Rome. Te pakten ne dokumentat zyrtare te kohes ai nuk dallohet per ndonje aktivitet anti komunist. E megjithate  emri I tij eshte ne Listen qe amerikanet kane per themeluesit e  Komitetit drejtues te Bllokut KOmbetar independent nje organizate front I krijuar nga Sherbimi Sekret Italian. Ka shume pak informacion mbi jeten dhe aktivitetin e prof. Kozmos ne Rome por duket se amerikanet e kane identifikuar si nje agjent te Sherbimit Sekret Shqiptar ne rradhet e lidershipit te Mergates. Ne ato pak dokumenta te dala nga arkivi shqiptar per kohen  duket qarte se Sherbimi Sekret Shqiptar kishte jo vetem nje informacion shume te sakte se cfare behej ne Mergaten e Romes .  Por nga stili I raportimeve duket se ato dergoheshin nga nje person I cili merrte pjese ne mbledhjet e ngushta te drejtuesve te  kesaj Mergate. A jane valle keto raporto te derguara nga profesori korcar I muzikes?  Fakti qe prof. KOzmo u gjet I pa jete ne brigjet e Tiberit dhe vdekja e tij u mbyll si aksident hedh dyshime. Se cfare kane shkruar miqte e tij ne Rome per kete vdekje nuk dihet por dokumenti I botuar sot per here te pare hedh dyshime se prof. Kozmo mund te jete eliminuar si agjent I Sherbimit secret Shqiptar.  E ne se misioni I oficereve shqiptare te Sherbimit Sekret ne Rome  ka deshtuar nga dokumenti I botuar sot te krijohet pershtypja se koleget e tyre perendimore kane qene te sukseshem ne Misionin e tyre.

Faksimile e telegramit të CIA-s

Faksimile e telegramit të CIA-s

TOP SEKRET

Vetem per Zyrtaret Amerikane

Zyra e Operacioneve Speciale

 

Washington D.C

 

27.janar.1950

 

MEMORANDUM: Asistenti I Drejtorit per Politikat Kordinuese

Subjekti: Operacioni Shqiptar- KOntaktet e Nuci Kotes dhe Legata Shqiptare ne Rome

1. ( emri I fshire) ka marre nje raport nga nje burim relativisht  I mirebesuar se Nuci Kota eshte ne kontakte te ngushta me Filip KOten, Sekretar I Pare I Legates Shqiptare ne Rome. Te dy ata kontaktojne vetem me telefon per te evituar mundesine e te parit sebashku.

2. Ne lidhje me kete ceshtje eshte me interest e thekosohet se Filip Kota eshte I vetmi pjestar I Legates Shqiptare qe nuk eshte pjese e Sherbimit secret Shqiptar. Megjithate ka ardhur ne vemendjen tone fakti se SOTIR KOZMO I identifikuar per Ju si agjent I Sherbimit Secret Shqiptare ( shikoni Memon Top Sekret O D3-211416a date 21 Dhjetor 1949, Subjekti: Albanian Operation- Aktiviteti I Sherbimit Inteligjent Shqiptar ne lidhje me KOmitetin Shqiperia e Lire) ka lene te kuptohet se ai po tenton qe te organizoje arratisjen e Filip Kotes. Ne  kete situate nuk ka asnje arsye te besohet se theniet e Kozmos kane ndonje vertetesi.

3. Ne do tju mbajme te informuar per cdo detaj qe mund te mbledhim mbi kete ceshtje. Nderkohe eshte  urgjente qe nga ana e Juaj te mos ndermeret asnje aksion duke pasur parasysh delikatesen e kesaj ceshtjeje. Po keshtu do te ishte nje ndihme e madhe ne se ju na jepni cdo lloj informacioni qe keni mbi natyren e  kontakteve te Nuci kotes dhe Filip KOtes.

 

SO-DB-21963

 

SE –I Raporti Ditor, E Premte, 27 Korrik

( emri I fshire)  Oficer I Zyres se Politikave Kordinuese prane Komitetit Shqiperia e Lire  raporton se nje ekip prej 4 vetesh eshte ne Rome me mission vrasjen e zyrtareve te rendesishem te Komitetit.  Instruksione I jane dhene Sherbimit Sekret Italian per tu marre me keta te derguar te Hoxhes.

 

QKSTAIR, JBEDICT, QEBROIL

Memorandum: Shefi, Divizioni I Europes Juglindore

Ne vemendje: Shefit, Drejtoria e Shqiperise

Subjekti: Plani Operacional per Shqiperine

 

Reference: Memorandumi per COP/DDP e dates 29 Dhjetor 1953 per Shefat e  Divizioneve EE,SE dhe FE subjekti: Instruksione  mbi Operacione Speciale dhe Plane te Vendeve  te Ndaluara

 

1.    Ky Plan eshte aprovuar dhe do tju sherbeje si udherrefyes per drejtimin e operacioneve ne Shqiperi per dy vitet e ardhshme, subject per rishikimet e aprovuara dhe shtesat te cilat mund te propozohen sipas paragrafit 5 c e Memorandumit te referuar.

2.    Te gjitha  planifikimet DD/P  dhe programin per Shqiperine do te bazohen ne kete Plan. Ne perputhje me paragrafin 8 te memorandumit, direktivat (FI/PP/PM) per operativitetin ne terren do tju ngarkohet  pergjegjesia e Misioneve  individuale te CIA-s  per zbatimin e operacioneve Shqiptare brenda kontekstit te pergjegjesise se pergjithshme per keto misione individuale.

Richard Helms

 

Shef I Operacioneve DD/P

Plani Dy Vjecar I Operacioneve per Shqiperine

Pjesa e I :  KOnditat e Operacionit.

 

A.   Efektiviteti I Sherbimit Sekret Armik

 

1.    Pas shperthimit te bombes ne Legaten Sovjetike ne Tirane ne 19 Shkurt 1951, masa te forta dhe efektive si dhe reprezalje te shpejta terroriste u ndermorren. Qe nga ajo kohe ka pasur shume pak akte te hapura  rezistence  dhe ka pasur shume pak raporte per masa te metejshme sigurie. Nje Dekret I ri eshte miratuar ne fillimin e 1953 qe kerkon leje te posacme per mungesen nga shtepia per me shume se 48 ore. Megjithate, refugjatet kane deklaruar qe ky rregull nuk ka qene vendosur me efektivitet. Ka pasur raporte te pakofirmuara ne fillim te 1953 se kontrollet ne kufirin Shqiptaro-Jugosllav kane qene me te rrepta por me sa duket jugosllavet kane pasur problem ne dergimin e agjenteve ne territorin shqiptar. Po keshtu ka pasur nje rrjethje te vogel por konstante te te arratisurve per ne Jugosllavi. Kontrollet ne kufirin me Greqine jane pak me te dobeta dhe agjentet si dhe te arratisurit kakojne pa shume problem sidomos ne muajt e veres. Disa zona afer kufirit me Greqine jane te minuara megjithese nje I arratisur deklaroi se kaloi ne kete zone pa asnje problem. Po keshtu anetaret e grupeve dhe te arratisurit na kane thene se kane pare patrulla ushtarake te cilet kane bere sikur nuk I kane pare ata gjate kalimit te kufirit. Vetem nje raport eshte marre mbi perdorimin e telave me gjemba kjo barrier eshte diku tek 4 km nga kufiri me Greqine. 1 meter e gjysem e larte dhe gati nje kilometer e gjere. Deri tani nuk ka raportime per perdorimin e  qenve te kufirit, brezit te bute dhe  prozhektoreve.

2.    Megjithe lehtesine qe agjentete dhe te arratisurit kalojne kufirin Shqiptar, sherbimi secret shqiptar eshte efektiv megjithese kontrollet nuk jane aq te forta sa ne vendet e tjera komuniste. Kjo kontradikte mund te shpjegohet me prapambetjen e vendet dhe izolimin e komuniteteve malore. Udhetimi I brendshem eshte ne minimum dhe te huajte bien ne sy menjehere. Masat te cilat nuk jane akoma ne por qe mund te vendosen se shpejti per te kontrolluar kufirin dhe sigurine e vendit jane:

 

a)   Brez I bute pergjate kufirit. Gati e pamundur per arsye te terrenit shume te thyer malor.

b)   Levizja e popullsise nga zona te caktuara te kufirit.

c)    Tela me gjemba dhe zona te minuara. Me veshtiresi per tu zbatuar per shkak te terrenit te thyer malor.

d)   Perdorimi I qenve te kufirit

e)   Vendosja e prozhektoreve, kullave te vezhgimit system alarmi pergjate kufirit. Limitimi I elektriciteteit ne zonat malore e bene kete system gati te pamundur.

f)     Masa me te rrepta per udhetimin Brenda vendit.

g)   Dokumenta te reja.

 

3. Nuk mund te japim nje ide te qarte mbi efektin e kontrollit ne numrin e limituar te seciles cellule e cila mund te jete duke komplotuar ne menyre te suksesshme kunder regjimit actual edhe pse me gjithe keto veshtiresi. Sherbimi Sekret Shqiptar ka treguar se eshte shume efektiv dhe shume grepu te rezistences jane likujduar apo jane arratisur ne Jugosllavi. Megjithate, agjente te grupeve te sponsorizuar nga CIA ne 1952 raportojne se kane krijuar rrjete me numra nga 100- 300

vete. (duhet te kihet parasysh se keto jane te dhena te pakonfirmuara) po keshtu pershkrimi I ketyre  grupeve si “rrjete” nuk eshte e sakte. Me shume ata ata jane grupime burrash besnike tek lidere individuale te lidhur nepermjet nje kontakti I cili nuk eshte agjent resident. Kemi informacione per grupe qe operojne jashte Jugosllavise te cilat kane krijuar “rrjete” me qellim nxjerrjen e njerzve nga Sjkodra per ne Jugosllavi. Besohet se cdo “grup rezistence” jane grupe nga pese deri 20 vete ten je fshati te pa lidhur me njeri tjetrin.

 

B.   TE DHENAT OPERACIONALE

 

1.    Infiltrime te kryera me sukses

 

1952                                                                 1953

 

Grupe      Individe                                     Grupe         Individe

 

PP/PM    5            26                                                 3                 15

FI              2            4                                                    1                    2

 

2.    Operacione nen kontrollin armik

Asnje

 

3.    Operacione qe ne dyshojme se jane nen kontrollin armik

Asnje

 

4.    humbje gjate kalimit te kufirit ne te dyja drejtime apo te arrestuar kur kane qene brenda Shqiperise.

 

1952                                                              1953

 

Grupe              Individe                                 Grupe            individe

 

PP/PM   1                   2 te kapur                                  3              4 te kapur

1 I vrare                                                     3 te vrare

1 mundet I vrare

 

5.    Numri I Agjenteve te Trajnuar per Infiltrim ne pritje te gjetjes se menyrave te infiltrimit

PP/PM/FI

18 ( 7 te cilet jane radio operatore0

 

6.    Natyra dhe vendi nga ku mund te rekrutojme

a)   pasuesit e ish Mbretit Zog:  Ndoshta tre apo kater lider grupi te kalibrit mund te merren nga Zogu ne se ai deshiron qe te vazhdoje bashkepunimin me ne duke pasur parasysh problemet qe ai ka me Egjyptianet.

b)   Kampi I refugjateve ne lavrio Greqi: ketu nuk ka njerez me kualifikim lideri per moemntin ne Lavrio. Megjithate aty jane 75-100 vete me te shumtit te rinj te cilet mund te perdoren si anetare grupesh ne mbeshtetjen e liderve te kualifikuar.

c)    Janine dhe Trieste: Qendrat e interrogimit ne Janine dhe Trieste jane vende ku mund te rekrutohen te arratisurit si gjente potencial.

d)   Kompania Shqiptare ne Gjermani: Kompania Shqiptare prej 200 vetesh ne Gjermani ( tashme komplet nen kontrollin amerikan) eshte konsideruar sin je vend ku mund te rekrutohen agjente te nivelit te ulet ne rast emergjence apo sin je force goditese.

 

7.    Metodat te cialt duhen perdorur per te pasur Infiltrime te sukseshme si dhe rezidentura Agjentesh.

 

a)   per infiltrime te sukseshme dhe ndertime rezidenturash te agjentures nen konditat egzistuese metodat e meposhte jane te nevojshme;

1.    Perdorimi I agjenteve te trajnuar te nivelit te larte me kontakte te mira brenda vendit.

2.    Perdorimi I udherefyesve te familjarizuar me kufirin dhe me rruget e zonave operative

3.    Infiltrimi I agjenteve vetem ne zonat ku lideri eshte nga kjo zone

4.    Kontakte direkte me persona te besuar.

5.    Dokumentacioni I duhur

6.    Limitimi I kapercimit te kufirit me objektiva rekrutimi te agjenteve kyc dhe jo instruksione per qendrim ne nje vend per nje kohe te gjate te grupit ne nje zone te caktuar.

7.    Reduktimi I numrit te grupeve. Nje Mision normal duhet mbajtur ne limitin e dy personave ndonje here edhe nje person I vetem

8.    Misionet duhet te jene shume te shkurtera dhe te shpejta dhe jot e gjate dhe te shpeshta.

9.    Ne varesi te oportuniteteve per te cilat ne nuk kemi kontroll mundesi ne te ardhme egzistojne per:

1.    Operacione Legale udhetimi ne se keto udhetime per ne Shqiperi behen me te shpeshta.

2.    Aktivitet me agjente te dyfishte te Sherbimit Sekret Shqiptar

3.    Rekrutime

C.    PERDORIMI I ASETEVE NE VENDET JO KOMUNISTE

1.    Mundesite per perdorimin e ketyre vlerave jane te limituara nga mungesa totlae e marrdhenieve ekonomike dhe kulturore nepermjet Shqiperise dhe vendeve te Lira per faktin se Shqiperia ka marrdhenie diplomatike vetem me Francen dhe Italine.

2.    ZODIAK- ne jemi te varur nga marrdhenia me Sherbimin Sekret Italian dhe Francez per te mbledhur te dhena biografike mbi zyrtaret shqiptare, marinare, koriere diplomatike dhe zyrtare te tregetise ne se ka.

3.    ZOMBIE- Anetaret e MIsioneve Franceze dhe Italiane jane te mbikqyrur ne cdo udhetim qe bejne ne Shqiperi. Nje vezhgim I rrepte sigurisht behet nga ne mbi cdo udhetar ne se vezhgohet qe vjen nga Shqiperia

Vijon.

 

Nga: Auron Tare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here