SHPËRNDAJE

Në harkun kohor të gjashtë viteve rreth 37% e kullotave (764 hektarë) në Shqipëri janë shndërruar në zona të urbanizura. Sipërfaqet pyjore janë të dytat më të urbanizuara pas kullotave, ku rreth 35% e tyre, apo 727 hektarë janë kthyer  në zona të urbanizuara (qytete apo rrugë), sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Europiane e Mjedisit, shkruan Monitor.

Ndërsa për sa i përket zonave të gjelbra dhe sipërfaqeve për kultivimin e kulturave bujqësore, sipas AEM është urbanizuar përkatësisht 14 dhe 11 për qind e totalit të sipërfaqes.

Urbanizimi në Europë

Një herë e një kohë çdo sipërfaqe i përkiste fshatit dhe këtë e thonë shifrat e publikuara në Agjencinë Europiane të Mjedisit.

Sipas kësaj të fundit rreth 46 për qind e 639 mijë hektarëve të terrenit të urbanizuar midis 2006-s dhe 2012-s përdorej më parë për kulturat bujqësore, ndërsa sot ose janë pjesë e një qyteti, ose mbi të ka kaluar ndonjë rrugë.

Agjencia Europiane e Mjedisit ndër të tjera ka përgjegjësinë që të çojë përpara projektin Corine, që ka të bëjë me koordinimin e informacionit për mjedisin, ky projekt ka mbledhur të dhënat që nga viti 1985 mbi tematikat e ndryshme mjedisore. Ndër të tjera, Agjencia Europiane e Mjedisit ka grumbulluar të dhënat për “konsumimin” e tokës që nga 1990.

Harta, mundëson një krahasim në përqindje midis vendeve të ndryshme të Europës.

Nga ajo kuptojmë se Irlanda është vendi që ka “konsumuar” më shumë kullota nga totali i sipërfaqes që është urbanizuar.

Në Lihtenshtejn 100 për qind e tokës së zënë më parë ka qenë përdorur për të kultivuar kultura të ndryshme bujqësore, në Danimarkë 88 për qind, në Sllovaki 78.3 për qind dhe në Itali 76.3%. Kjo nënkupton se çdo katër metra katror të urbanizuar në Itali më parë ka qenë përdorur për tokë bujqësore.

Nëse marrim në konsideratë pyjet, nëpërmjet filtrit në hartë, duket se kanë qenë burimi parë i “konsumit” për vendet skandinave, por gjithashtu edhe në Slloveni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here