SHPËRNDAJE

Mbrëmë në orët e vona, një veturë në Prishtinë, i janë vjedhur të katër gomat, duke e pamundësuar atë të lëvizë më pas.

Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Gashi” në lagjen Mati 1, në ora 12:00 pasmesnate, derisa vetura ishte  në vendparkimin e zakonshëm.

Pronari i veturës ka thënë për Telegrafin se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Policia e Kosovës, e cila sipas tij, është njoftuar me atë që ka ndodhur, duke shtuar se deri më tani nuk ka ndonjë informacion për kryerësit e kësaj vepre.

“Nuk më ka ndodhur asnjëherë më parë diçka e tillë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here