SHPËRNDAJE

Gazetari i njohur investigativ eshte gjetur bashke me te dashuren e tij pa shenja jete brenda ne shtepi. Behet fjale per Jan Kuciak, 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Velka Maca, 65 kilometra në lindje të Bratisllavës. Sipas tij, vrasjet duket se kanë të bëjnë me aktivitetet hulumtuese të gazetarit.

Sllovakia “nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar”, tha Gaspar, duke shtuar se Kuciak ka qenë duke punuar për portalin Aktuality.sk.

Raporti i tij i fundit, më 9 shkurt, ka trajtuar një mashtrim të dyshuar me taksa, në lidhje me një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë.

Rasti rreth këtij kompleksi ka shkaktuar protesta vitin e kaluar, në kërkim të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, për marrëdhëniet e tij biznesore me një zhvillues pronash. Të dy ata kanë mohuar çdo keqbërje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here