SHPËRNDAJE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, porositi sonte në Beograd se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë në radhët e veta vendet, të cilat nuk kanë zgjidhur kontestet territoriale.

Siç raporton “Fonet”, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sonte se gjetja e një marrëveshjeje të drejtë me Prishtinën është pengesa më serioze në rrugën e Serbisë për anëtarësimin në BE, përcjell Telegrafi.

“Serbia ka kaluar një pjesë të mirë të rrugës për në BE, por duhet të zgjidh problemet në sundimin e ligjit dhe drejtësisë dhe të arrijë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën, për karakterin e së cilës duhet të vendosin Beogradi dhe Prishtina dhe jo Brukseli”, tha Juncker, pas bisedimeve me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Është e rëndësishme të gjejmë kompromis me shqiptarët dhe të kemi miqësi mes dy popujve, për çka Brukseli është vetëm ndërmjetësues”, tha Vuçiq, pas bisedimeve me Jean-Claude Juncker.

Vuçiq gjithashtu deklaroi  do ta vizitojë Berlinin me qëllim që të dëgjojë nga kancelarja gjermane se çfarë mendon ajo për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet në rajon, por edhe të kërkojë mbështetjen për kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë dua të shoh se si Merkel po e shqyrton këtë. Do të dëgjoj më shumë, por natyrisht do të shpreh interesat e Serbisë”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here