SHPËRNDAJE

Një situatë e trishtë, por as e para dhe as e fundit, është pamja në videon që mund të shikoni më poshtë, në të cilën tregohet fytyra e vërtetë e këtij shteti.

Tregtarët ambulantë jemi mësuar t’i shikojmë në çdo cep të vendit tonë dhe shumë herë jemi kundër tyre. Duam kontroll dhe rregull, e mbi të gjitha, cilësi në ushqimet që hamë, por a jeni dakord që këta njerëz meritojnë këtë lloj trajtimi?

Konkretisht, tregtarin ambulant në fjalë po e trajtojnë si të ishte një i padenjë për shoqërinë. Ia hedhin në tokë të gjithë peshqit që i ka të vendosur në legenat blu dhe pa pikën e mëshirës i flasin si të kishte bërë ndonjë krim. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Instituti”, të cilën e kap bashkia e Tiranës.

A nuk mendon bashkia dhe punonjësit e bashkisë për mundin dhe lodhjen e këtij tregtari ambulant që shet në rrugë në këtë ditë të ftohtë dimri?

A nuk e dinë të fortët  e bashkisë së Tiranës, ku edhe ka ndodhur ngjarja e shëmtuar, se sa kohë i duhet një peshkatari të qëndrojë në mes të detit për të mbledhur këta peshq, e më pas të çojë fëmijët në shkollë apo t’u blejë veshje?

Mund të shikojmë nga jashtë  vetëm një fasadë të thjeshtë e një skenë që mbase na bën përshtypje deri diku, por pas saj fshihet më shumë dhimbje dhe thyerja e burrërisë së një mashkulli që mundohet për familjen e tij dhe që në fund të ditës, për shkak të pamundësisë së tij, të pafuqisë përballë ujqërve të tërbuar të shtetit, trajtohet si një qenie e lodhur që nuk e ka vendin aty.

Kjo është fytyra e vërtetë e shtetit tonë që bën masakër reale me peshq e  me ç’ti dalë para…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here