SHPËRNDAJE

Reshjet e dëborës që kanë mbuluar ditën e sotme pjesën më të madhe të Shqipërisë, kanë hidhëruar banorët që kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra, por edhe kanë gëzuar shumë të tjerë.

Përveç të vegjëlve që me siguri kanë filluar të luajnë me topa borë nëpër shkolla, me të lumturit kanë qenë të rinjtë që u pëlqen të skijojnë.

Madje një prej këtyre të fundit ka dhënë një shfaqje të paparë, duke e bërë një pjesë të mirë të rrugës Dardhë-Korçë me ski.

I riu duket se është kaq i çmendur pas këtij sporti, sa ka kaluar me ski mes makina, duke dhënë një shfaqje të vërtetë në rrugë.

Theksojmë nga ana tjetër se resorti i skive në Dardhë është momentalisht i mbyllur, ndërkohë që rruga që të lidh me Korçën ka qenë në mëngjes i bllokuar nga dëbora.

Ndërkohë shoferët e makinave nuk kanë nguruar të filmojnë në riun që po  kalonte pranë rrotave të makinës, duke qenë të kujdesshëm të shmangin ndonjë aksident.

 

Në një mesazh për “JOQ.al”, njëri prej tyre shkruan se:

Përshëndetje!

Pista e skisë në Dardhe është mbyllur dhe skiatoret e Korçës e zbresin rrugës me ski!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here