SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme u raportua i plagosur një person i moshuar në rrugën e “Elbasanit” në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohej se ai ishte plagosur nga një person i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

Policia ka bërë zbardhjen e ngjarjes në njoftimin zyrtar ku ka deklaruar se 58-vjeçari me iniciale F.S është vetëplagosur.

Ai ndodhej në gjendje të dehur dhe ka përdorur një thikë për të prerë damarët e dorës.

Fillimisht, i moshuari kishte gënjyer policinë duke i thënë se e kishin plagosur, por më pas efektivët i kishin gjetur në xhep thikën me të cilën kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË:

Më datë 26.02.2018, rreth orës 20.15, në rrugën e “Elbasanit”, dyshohet se shtetasi F.S, rreth 58 vjeç, banues ne Tirane, nen efektin e alkoolit ka prere damaret e njeres dore me thike.

Shtetasi F.S eshte transportuar menjehere ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Nga kontrolli fizik i bere nga policia iu gjet ne xhep thika me te cilen ka prere damaret e dores.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here