SHPËRNDAJE

Prej dekadash, kafshët e rrugës në qytetet shqiptare janë një problematikë e madhe, për të cilën autoritetet ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.

Por teksa në rrjetet sociale janë bërë gjithnjë e më të shpeshta imazhet e keqtrajtimit të qenve apo maceve të rrugës, një video e publikuar së fundmi nga organizata për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri “ARSA” i ka prekur të gjithë.

Në videon në fjalë, shihet një qenushe, e cila me një durim të habitshëm, pret përpara një lokali, teksa një djalë del prej derës dhe i afron në gojë një qese ushqim.

Teksa shpreh gëzimin me bishtin që i tundet, qenushja i lë të gjithë gojëhapur.

Ajo merr qesen dhe largohet me qetësi si të ishte njeri.

Por ushqimin mesa duket nuk e kishte për veten, pasi siç shkruhet në përshkrimin e videos të postura nga ARSA, ajo e ka çuar atë tek të vegjlit e saj.

Në përshkrimin e videos nga organizata që çdo ditë, nëpërmjet vullnetarëve të saj dhe ndihmës së qytetarëve, u vjen në ndihmë kafshëve shkruhet:

Banorët më të mirë të Tiranës! Kjo është një qenushe rrugësh e bërë nënë që i çon ushqimin të vegjëlve të saj.”

ARSA prej disa vitesh kujdeset për dhënien në adoptim të kafshëve që përndryshe do të përfundonin në rrugë, ka gjetur zgjidhje për dhjetëra kafshë që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor dhe ka denoncuar rastet e vrasjes apo dhunës të pashembullt që i bëhet kafshëve në Shqipëri, raporton Xing.

Siç thuhet vazhdimisht në postimet në rrjetet sociale, të gjithë vullnetarët i mbulojnë vetë shpenzimet për kafshët të cilave u vijnë në ndihmë ndaj nëse çdokush kërkon të kontribuojë, organizata ka vënë në dispozicion llogaritë e mëposhtme në Pay Pal:

Pay Pal: [email protected]

Pay Pal – Euro: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=100016335699962

Instagram: https://www.instagram.com/arsalbania/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here