SHPËRNDAJE

Të dyja janë të bukura, të suksesshme, janë larguar nga Kosova në një moshë fare të njomë për t’u vendosur në Britaninë e Madhe të cilën shumë shpejt do ta ‘’pushtonin’’ me hitet e tyre, mirëpo mesa duket duket gjithë këto të përbashkëta nuk kanë mjaftuar që dy yjet e muzikës pop të bëheshin shoqe.

Përkundrazi, debati i fundit virtual i nisur pas 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës na ka bërë të gjithë mendojmë që gjërat nuk shkojnë mirë mes Rita Orës dhe Dua Lipës.

Ndonëse ato nuk kanë zgjedhur të mos flasin për këtë temë, mediet shqiptare nuk e kanë lënë me kaq. Sipas burimeve të “Jo vetëm modë”, disa vite më parë Dua i ka kërkuar ndihmë Ritës dhe menaxheres së saj Elena Orës, për t’u bërë pjesë e kompanisë “First Entertaiment”, një kompani që mbështet artistët e rinj, por Elena ka refuzuar ta ndihmojë.

 

Kaq ka mjaftuar që mes vajzave gjërat të prishen. Mesa duket Dua po hakmerret në mënyrë të ftohtë, me suksesin e saj, pasi edhe pse është shfaqur më vonë se Rita në skenë, është bërë shqiptarja e parë që ka arritur 1 miliard klikime në YouTube, me këngën “New Rules”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here