SHPËRNDAJE

Para disa kohësh, moderatorja Eni Vasili i habiti të gjithë teksa u shpreh se vazhdon ende që të paguajë kredinë e shtëpisë ku jeton.

E pyetur gjatë një intervite nga Panorama Plus, Eni Vasili u shpreh rreth fenomenit të gazetarëve gjobëvënës. Sipas saj, këta zënë vend të televizione, por nuk e kanë rrugën e gjatë.

Përveç kësaj, Eni e përjashtoi veten nga ky fenomen duke e komentuar se ajo ende paguan kredinë e shtëpisë duke mos pranuar dhurata të shtrenjta apo vënien e gjobës së personave apo subjekteve.

Në intervistën e pak kohëve më parë Eni Vasili u shpreh:

Gjobat vihen që dikush të marrë në këmbim diçka që i duhet dhe që nuk i takon. Unë nuk disponoj asgjë të tillë në jetën time. Do vazhdoj të paguaj kredinë për shtëpinë dhe kjo nuk më shqetëson aspak, edhe pse habit disa kolegë. Unë nuk e di për kë e ka pasur Fevziu, por di të them që këta lloj gazetarësh, nuk e kanë rrugëtimin e gjatë. Duken interesantë fillimisht për pronarët e televizioneve, por, më pas, edhe këta të fundit e kuptojnë se nuk iu duhet një biznes brenda biznesit të tyre.”

E sollëm në vëmendje këto fjalë të Enit, e cila mezi po paguante kredinë e shtëpisë së saj, pasi një artikull i Politiko.al na bëri t`i biem kokës me grushta.

Sipas këtij portali, moderatorja Eni Vasili sapo ka blerë një vilë në Gjirin e Lalzit me vlerë 168 mijë euro.

Një shumë kjo që vështirë ta paguajë një person që jeton në shtëpi me kredi.

E për më tepër për një gazetar, i cili vështirë që në gjithë jetën e tij të bëjë një pasuri të tillë.

Mirëpo, Eni duket se ja ka arritur.

Vila në Gjirin e Lalit ndodhet në kompleksin Vala Mar. Ajo është e llojit Ultramarine dhe përbëhet nga 133 m2 banim dhe rreth 400 m2 sipërfaqe toke përreth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here