SHPËRNDAJE

Një debat i ashpër është ndezur mbrëmjen e sotme, pas publikimit të listës së negociatorëve që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zgjedhur për negociatat me Greqinë.

I pari që ka denoncuar për mediat se Artur Mecollari ka qenë spiun i agjentëve të huaj ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

Mirëpo, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, gazetari Artan Hoxha bëri thirrje që Prokuroria të nisë hetimet për deklaratat e Berishës.

Hoxha u shpreh:

Në media filloi ky qarkullim informacioni, dhe u pa presioni i shtuar ndaj presidentit Meta. Prokuroria duhet të nisi urgjentisht hetimin pas deklaratave të Berishës. Dhe ose Berisha ose Meçollari të gjejnë drejtimin. Nuk mundet që një ish-kryeministër të lëshojë pufka të tilla”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here