SHPËRNDAJE

Një fotograf që po kërkonte ujqër në Itali gjeti një grup kafshësh si dhe diçka më të çuditshme – një kalë i patrembur në mes tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Fabrizio Giammatteo, i cili tha se ishte në kërkim të ujqërve për të fotografuar në zonën e Acciano kur ai u përball me një grup me gjashtë ujqërish që po “pushonin në diell”.

Ujqërit nuk janë të frikshëm – së paku për kalin që në mesin e tyre shihet duke u “argëtuar” në borë (Video)

Giammatteo tha se ai filloi filmimin kur ai vuri re një kali aty pranë. Fotografi tha se ai i vendosi emrin “Orazio” kalit.

Pamjet tregojnë se si “Orazio” ecte në mesin e ujqërve derisa grabitqarët e shikojnë atë në konfuzion.

“Po të mos kisha parë një skenë të tillë unë kurrë nuk do të kisha besuar se ishte e mundur”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here