SHPËRNDAJE

U akuzua se kishte mashtruar dhe zhvatur një biznesmen nga Durrësi, por “bëmat” e Olesia Dukas duket se nuk kanë fund.

Dentistja u arrestua ditën e djeshme pasi u zbulua se nëpërmjet mashtrimit i kishte marrë biznesmenit, që e kishte njohur dy vite më parë, plot 900 mijë euro.

Megjithatë durrsaku duket se nuk ka qenë i vetmi, pasi ditën e sotme në Policinë e Tiranës ka pasur një bum denoncimesh kundrejt Olesias.

Deri në mesditë, pranë krimit ekonomik të policisë së Tiranës kanë shkuar 5 persona, të cilët kanë denoncuar se janë mashtruar me po të njëjtën mënyrë nga dentistja.

Vetëm 1 muaj më parë “mashtruesja profesioniste” i ka marrë një biznesmeni me iniciale R.Zh nga Tirana 30 mije euro.

Mësohet se dentistja mashtronte personat që njihte duke u thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për aparatura, por se do t’ua shlyente shumë shpejt

Në fakt, pasi ua merrte paratë, Duka nuk ua kthente por i mashtronte se do i likujdojë së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here